BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të shmangen spekulimet dhe...

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i menjëhershëm i OSBE: Të
x
BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x
BREAKING NEWS

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u qëllua me grusht në protestë, Homeland Justice publikon foton me shënjestër tek koka e Ramës dhe Yuri Kim dhe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u
x

Politike

Gati lista e arrestimeve për korrupsionin me ish-kompleksin “Partizani”, gjeneral Qirazi akuzon Oketën si organizator të aferës

Gati lista e arrestimeve për korrupsionin me ish-kompleksin

Ish-gjenerali i brigadës Vladimir Qirazi dëshmoi ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me çështjen e bujshme të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, për të cilën janë kallëzuar penalisht ish-kryeministri demokrat Sali Berisha, dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministra e zyrtarë shteti. Për mediat, 64-vjeçari deklaroi hapur se i është kërkuar në mënyrë zyrtare nga ish-zv/kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa që të firmosë procedurën e privatizimit të kompleksit në fjalë, edhe pse Qirjazi këmbëngul vazhdimisht se duhej të ndiqej procedura normale dhe kompetenca nuk ishte e tij për legjitimimin e një kërkese të tillë. Lidhur më dëshminë e tij, ish-gjenerali i brigadës nënvizoi se është pyetur për periudhën 2008-2009 kur drejtoi Komandën Mbështetëse logjistike të Forcave të Armatosura, periudhë që përkoi me procesin e privatizimit të kompleksit “Partizani. “Jam pyetur për periudhën që kam qenë komandant i mbështetjes logjistike nga korriku i 2008 deri në shtator të 2009 kur jam transferuar në Forcat e Armatosura. Unë kam përdorur praktikën shkencore/ligjore me eprorët e mi dhe linjën e varësisë. Firmën nuk ma ka kërkuar njeri, firmën e ka kërkuar shkresa e ardhur nga Autoriteti i Ministrisë së Mbrojtjes. Aso kohe, ministër mbrojtje ka qenë Gazmend Oketa”, tha Qirazi.

Qiriazi në “Open”: Kompleksi s’ishte në varësinë time, ja pse refuzova firmën
Përpara disa ditësh në një prononcim për emisionin “Open” në “Neës 24” ku ishte i ftuar dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, ish-ushtaraku madhor Vladimir Qirjazi tregoi se ish-kompleksi “Partizani” nuk ishte në varësi të njësisë që ai drejtonte, Komanda Mbështetëse (Logjistike) e FA. Ai tregoi  dhe përplasjen që pati me ish-ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketën, i cili i kërkonte me këmbëngulje duke e trysnuar që të firmoste privatizimin e ish-kompleksit, gjë që ia kishte kërkuar direkt kryeministri i kohës, Sali Berisha.  Qiriazi nënvizoi se pa plotësimin e praktikës përkatëse dhe mungesa e urgjencës për një proces të tillë e bindi që të mos pranonte presionin nga ana e shefit të tij. “Prona që mua më kërkohej ta firmosja nuk ishte në kontabilitet të Komandës Logjistike. Ministri me kërkoi që unë duhej të firmosja pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Unë i thashë se nuk mund të firmosja pa plotësuar praktikën përkatëse dhe se nuk e di pse duhet ta bëjmë me urgjencë. Më tha se kjo punë mund të shkojë deri në masë, dhe unë ju përgjigja se mund të bëni si të doni, por kjo nuk është aspak e drejtë. E mbyllëm bisedën duke i thënë se si do ndjeheshit ju zoti ministër nëse nesër për shkak të problemeve ligjore të praktikës, përsëri një gjeneral i ushtrisë të jetë dëshmitar në gjyq për problemet që mund të kenë privatët që pretendojnë blerjen e kësaj prone. Ja përsërita se kjo nuk ka aspak sens zoti ministër, ndaj dhe dua që edhe ju të rishikoni urdhrin tuaj'', u shpreh në “Open” ish-gjenerali i brigadës, Vladimir Qirjazi.
Afera e ish-kompleksit “Partizani”, 10 mijë m2 u blenë sa një garsoniere
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash. Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 mijë m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100 mijë dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.  Kompleksi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku”.
Dosja “Partizani”, PS padi ndaj Berishës dhe ish-ministrave të tij
Më 17 nëntor 2020, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dorëzoi një kallëzim penal në SPAK për privatizimin e këtij kompleksi, ku akuzoi vetë ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrrin Jamarbër Malltezi, vajzën e tij Argita Berisha (Malltezi), ish-ministrat e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, Fatmir Mediu dhe Arben Imami, ish-ministrin e Financave Ridvan Bode, ish-drejtorin e antikorrupsionit Oerd Bylykbashin, etj. SPAK, më 8 mars të 2022 njoftoi se ka nisur hetimet për këtë aferë. Kjo lëvizje ngushton edhe më shumë “lakun”, pasi për herë të parë në drejtësinë shqiptare mund të shkojnë pas hekurave persona në nivele shumë të larta, ku njëri prej tyre është Berisha. Kallëzimi penal arsyeton se të sipërpërmendurit kanë kryer veprën penale “pastrim i produkteve të veprës penale”.