BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

Gati ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, vetëm 8 emra kualifikohen për fazën finale, poligrafi përcakton fituesin

Gati ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, vetëm 8 emra

Një tjetër hap hidhet drejt nisjes së funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dje kreu i SPAK, Arben Kraja përmes një njoftimi në faqen zyrtare të BKH-së, bëri me dije se ka përfunduar edhe faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për kreun e këtij institucioni, ku në fazën finale janë kualifikuar vetëm 8 prej tyre. Nga 40 persona që aplikuan që nga hapja e garës, arritën që në fazën e dytë të përzgjedhjes të kalonin 18 persona dhe në të tretën, arritën të kalojnë me sukses gati gjysma e tyre. Në njoftim, janë zbardhur edhe emrat e kandidatëve që arritën t’i mbijetonin “luftës” mes njëri- tjetrit, të cilët priten t’i nënshtrohet dhe testit të poligrafit. Pra, pas provimit të 6 shkurtit, të cilët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe provimit të datës 10 shkurt, ku morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve, poligrafi do japë vendimin përfundimtar. “Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes. Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurrojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes. Aida Veizaj; Ardian Çipa; Artur Beu; Ervin Hodaj; Gentjan Shehaj; Lindita Nushi; Idajet Faskaj; Ylli Pjetërnikaj”, shkruhet në njoftimin zyrtar në faqen e BKH-së. Kujtojmë se pak ditë më parë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, njoftoi përmes një njoftimi në faqen zyrtare se ka sjellë ekspertë që po monitorojnë zgjedhjen e kreut të Byrosë së Hetimit, ndërkohë që e njëjta gjë do të ndodhë dhe me 60 hetuesit e këtij institucioni, duke treguar edhe njëherë për rëndësinë që po i kushtojnë ngritjes së këtij institucioni.

Roli i BKH-së

Por cili është roli i Byrosë Kombëtare të Hetimit? Në dhjetor u tha se pas ngritjes së SPAK, vjen dhe ngritja e BKH-së, ndërsa disa javë më parë, amerikanët zbuluan rolin që ky institucion do të ketë në drejtësinë shqiptare. Ndërsa ritheksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, njoftuan se BKH do të ketë rolin e FBI-së amerikane. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK”, shkruan ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.