BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gati ngritja e KLGJ dhe KLP, Kuvendi përzgjedh kandidatët nga shoqëria civile, skualifikohet deputeti i PD

Gati ngritja e KLGJ dhe KLP, Kuvendi përzgjedh kandidatët nga

Pas apelit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është rritur interesi dhe numri i aplikimeve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit . Dy institucionet e drejtësisë do të jenë gati shumë shpejt, dhe në muajin shtator do të nisë puna për reformimin e sistemit gjyqësor. Kuvendi hapi tre herë garën për aplikimet nga radhët e shoqërisë civile për shkak se interesi ishte shumë i ulët, por, më në fund, janë përzgjedhur kandidatët nga shoqëria civile. Altin Hazizaj, Mimoza Qinami dhe Naureda Llagami janë tre emrat që janë përzgjedhur nga lista e kandidatëve, të cilët do t’i shkojnë për miratim Komisionit parlamentar të Ligjeve. Kuvendi njofton se ata plotësojnë kushtet ligjore të parashikuara nga Kushtetuta dhe neni 54, pika 2, i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sipas vlerësimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në nenin 35, pika 7, shkronja “a” të ligjit 115/2016. Ndërsa kandidatët Bledar Ilia, Ermira Koçu (Deçka), Romeo Gurakuqi dhe Tartar Bazaj nuk plotësojnë kushtet si anëtarë të KLGJ dhe KLP. Ajo që bie në sy është fakti i eliminimit të Romeo Gurakuqit, i cili u zgjodh deputet i PD në zgjedhjet e 25 qershorit. Kuvendi njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm, bazuar në pikën 7 të nenit 35, si dhe në nenin 286 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, përfundoi hartimin e raportit të vlerësimit, listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet kushtetuese dhe ligjore, dhe listës së kandidatëve të përjashtuar, për kandidatët që kanë aplikuar nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas Kuvendit, raporti i vlerësimit dhe kopja e listave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, së bashku me dokumentacionin për secilin kandidat, do t’i përcillen brenda afatit ligjor, Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.

Aplikime nga radhët e pedagogjisë

Interes të lartë për të kandiduar për në KLGJ dhe KLP ka patur edhe nga radhët e pedagogjisë. Aktualisht, aplikimet po vijojnë nga profesorët, ndërsa numri i aplikimeve nga radhët e gjyqësorit mbetet i ulët. Gjithsesi, gjatë këtyre ditëve, duke pasur parasysh edhe apelin e SHBA, pritet që të ketë aplikime nga radhët e gjyqësorit, dhe më pas procesi do të shkojë drejt përmbylljes, pasi do të jenë përzgjedhur të gjithë anëtarët për vendet vakante në KLGJ dhe KLP. Ky proces është i vonuar për shkak se avokatia dhe shoqëria civile nuk paraqitën emrat e profesionistëve për aplikantë, që kur u hap procesi në fillim. Në datë 5 korrik, Kuvendi nxori njoftimin, por vetëm ditën e djeshme u arrit që të zgjidheshin kandidatët nga shoqëria civile. “Kuvendi i Shqipërisë në zbatim të ligjit 115/2016 “për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ka shpallur vendet vakante për anëtar të KLGJ dhe KLP nga radhët e personelit akademik në datë 13.1.2017. Gjatë këtij procesi kohor ka rezultuar se numri i kandidatëve që kanë aplikuar sipas ligjit ka qenë më i vogël se numri minimal që kërkon ligji duke kushtëzuar kështu edhe vijimin e mëtejshëm të procesit sipas parashikimeve ligjore”, thuhej në njoftimin e Kuvendit.

Eneida Jaçaj

 

Më të lexuarat