BREAKING NEWS

U plagosën në Gramsh, pasagjerët sirianë dërgohen me urgjencë tek Spitali i Traumës

U plagosën në Gramsh, pasagjerët sirianë dërgohen me
x

Politike

Gati pakti i dytë Rama-Basha? Besnik Mustafaj zbërthen lojën: Mund të bëhet edhe një marrëveshje

Gati pakti i dytë Rama-Basha? Besnik Mustafaj zbërthen lojën:

Analisti dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka analizuar në detaje zhvillimet politike në vend.

Ai foli edhe për një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha.

“Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë. Ne duhet të gjykojmë me fakte. Ne kemi numrin dy të PD, i cili doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e para, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij.  Ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës. Nuk besoj se është arritur një marrëveshje e fshehtë. Presidenti i është drejtuar në mënyrë institucionale agjencisë kombëtare që presupozohet se ka dhënë  informacion për të nxjerrë nga arkiva dhe për t’ia vënë në dispozicion Komisionit Hetimor. Komisioni hetimor e përfshinë  brenda platformës nëse ka dyshime për këtë informacion. Unë do të doja të kishte një fillim dialogu,” tha Mustafaj në News24.