Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gazeta “Die Welt”: Islamizmi në Ballkan, financim nga sauditët dhe Turqia

Postuar: 19/05/2017 - 08:44

Një nga të përditshmet më të mëdha gjermane, Die Welt, në numrin e saj të ditës së djeshme i ka kushtuar me anë të një analize të detajuar, një shkrim situatës në Ballkan. Në analizën e saj, gazeta gjermane duke iu referuar burimeve të qeverisë gjermane, deklaroi se Shtetet arabe financojnë islamizmin në Ballkan, ndërsa shton se Arabia Saudite ka forcuar ndikimin e saj duke zgjeruar vehabizmin. “Gazeta konstaton se vehabizmi është pothuajse identik me salafizmin. Arabia Saudite forcon ndikimin duke zgjeruar vehabizmin. Qeveria gjermane konstaton një rritje të ndikimit islamik të mbështetur nga Arabia Saudite dhe nga shtetet e tjera të Gjirit Persik në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në analizë. Nga ana tjetër, gazeta duke iu referuar Berlinit zyrtar, nënvizon faktin se disa organizata saudite janë aktive në Kosovë. “Në vlerësimin e Berlinit zyrtar, në përgjigje të pyetjeve të parashtruara nga Partia e Majtë në Bundestag thuhet se organizata misionare saudite janë aktive në Kosovë dhe po zgjerojnë interpretimin e vehabizmit në fenë Islame nëpërmjet imamëve të dërguar”, shkruhet në gazetë. Ndërkohë, “Die Welt” përmend angazhimin e vazhdueshëm të individëve, si dhe të organizatave joqeveritare e atyre gjysmë qeveritare, në Bashkësinë Islame në Kosovë, ndërsa thekson se konflikti midis qeverisë turke dhe lëvizjes “Gulen” u transferua në Ballkan, kryesisht në Bosnje, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Sipas saj, Turqia po tenton të luajë rol më të rëndësishëm në territoret e dikurshme të Perandorisë Osmane. “ Përveç ndikimit saudit, konstatohet edhe forcimi i ndikimit të Turqisë në rajon. Pas ardhjes në pushtet të AKP-së në vitin 2002, e sidomos gjatë mandatit të ish-ministrit të Jashtëm, Ahmet Davutoglu, pati një riorientim të politikës së jashtme turke. Orientimi i ri përfshin rajonin e Ballkanit, që si territor i dikurshëm i Perandorisë Osmane gjendet në fokusin e politikës turke. Pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi, në korrik të vitit 2016, konflikti midis qeverisë turke dhe lëvizjes “Gulen” u transferua në Ballkan, kryesisht në Bosnje, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë”, shkruhet më tej në gazetë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 18

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2017 - 16:59

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Luan Rama ka reaguar ashpër përmes një statusi në Facebook lidhur me faktin që Ministria e Drejtësisë, do të administrojë zyrat e Kolegjit të Vettingut.

Postuar: 25/09/2017 - 15:18

Bashkia e Tiranës do të paraqesë sot pasdite në këshillin bashkiak projektvendimin për çmimet e reja të institucioneve që ajo menaxhon si në kulturë, sport, etj.

Postuar: 25/09/2017 - 14:44

Kancelarja e gjermane Angela Merkel ka siguruar mandatin e katër.

Postuar: 25/09/2017 - 14:36

Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve deputeti i PD-së, Eduard Halimi, ka debatuar me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë mbledhjes te Komisioni i Lig

Postuar: 25/09/2017 - 14:20

Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ligjeve ku u diskutua struktura e Kolegjit të Apelimit është shoqëruar me debate të forta.

Postuar: 25/09/2017 - 14:17

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni parlamentar i Ligjeve ku u diskutua struktura e Kolegjit të Apelimit. Ndërkohë mbledhja është shoqëruar me debate të forta.

Postuar: 25/09/2017 - 14:12

Në kuadër të implementimit të kurrikulës së re mësimore ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me homologun e saj të Kosovës, Shyqiri By