BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Politike

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit

Rigels Seliman

Teksa dje ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli gjatë kohës kur në pushtet ishte Partia Demorkatike, është thirrur në SPAK për të dëshmuar rreth dosjes së tjetërsimit të ish-kompleksit “Partizani”, gazeta “SOT”, po sjellë disa nga faktet që implikojnë ish-ministrin në këtë megaafëre, ndërkohë që pjesë e skemës janë edhe disa ish-ministra dhe zyrtarë të lartë gjatë qeverisjes së Berishës. Më konkretisht, skandali i grabitjes së kompleksit sportiv "Partizani" është thelluar edhe prej një vendimi tjetër zyrtar, që ka marrë ministri i Energjetikës, Ekonomisë dhe Tregtisë, njeriu i aferave të reja e të vjetra korruptive, Genc Ruli, në lidhje me privatizimin e këtij kompleksi sportiv. Ndërsa miku politiko-ekonomik" i Berishës, ish-kryebashkiaku Rama, ka marre vendim KRRT-je në datën 29.12.2007 për kthimin e kompleksit "Partizani" ne shesh ndërtimi, ish-ministri Genc Ruli, vetëm 7 ditë më pas dhe konkretisht në datën 04 janar 2008, ka firmosur urdhrin e veçantë, për të nisur procedurat e shpejta të privatizimit të këtij kompleksi, duke caktuar edhe komisionin e vlerësimit të shitjes së kësaj prone shtetërore. Ashtu si ish-kryebashkiaku Edi Rama, natyrisht me porosi-urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ish-ministri Genc Ruli ka firmosur privatizimin e kompleksit sportiv "Partizani", pronë shtetërore, që 7 muaj përpara miratimit të ligjit "Berisha" që e lejon privatizimin dhe shkatërrimin e këtyre komplekseve. Ky veprim-skandal, nuk ka ndodhur se i shërben interesave kombëtare, as reformës së qeverisë së "duarve të pastra", as futjes së Shqipërisë në NATO e BE, as "suksesit" në procesin e privatizimit, por sepse i shërben interesave të mafies ekonomike e politike zyrtare shqiptare, që ka në dorë dhe që komandon monopolin e grabitjes së trojeve, të tregtisë me lejet e ndërtimit dhe kontrollit të shesheve të ndërtimit në kryeqytet dhe në zonat bregdetare e ato turistike malore. Pra, mësohet se një ndër arsyet se përse zoti Ruli është thirrur dje në SPAK është pikërisht ky vendim-urdhër skandaloz.

Pronësia e kompleksit sportiv “Partizani” u paracaktua

Por skandali me grabitjen e këtij kompleksi sportiv thellohet edhe më tepër, kur ballafaqon vendimin e ish-kryebashkiakut Edi Rama dhe urdhrin e ish-ministrit Genc Ruli. Në vendimin e Ramës, thuhet se miratohet leja për shesh ndërtimi për një grup bashkëpronarësh, mes të cilëve edhe bashkëshorti i Argita Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe motra e tij Olta Malltezi. Pra, sheshi është miratuar për pronarët e këtij trualli në datën 29 dhjetor 2007 dhe këtu duket, se është caktuar pronësia dhe janë mbyllur llogaritë me këtë kompleks sportiv. Ndërsa në urdhrin e ish-ministrit Ruli, që mbanë datën 04 janar 2008. pra të pas 7 ditëve, urdhërohet nisja e procesit të privatizimit të kompleksit "Partizani"! Ky është një skandali rëndë dhe një grabitje e hapur e bërë në grup prej njerëzve që asokohe kanë pasur në dorë pushtetin politik dhe atë ekzekutiv. Në epiqendër të këtij skandali qëndron dhëndri i ish-kryeministrit, në shërbim të përfitimeve të të cilit është vënë në dispozicion jo vetëm pushteti i vjehrrit, por dhe pushteti ekzekutiv bashkiak i aleatit të tij të pakteve të pista, ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Dhe po kështu, në dispozicion është vënë dhe ish-ministri Genc Ruli. Këta, në bashkëpunim dhe rakordim marrëveshjesh të pista, kanë marrë vendime dhe kanë nxjerrë urdhra në kundërshtim, madje 7 muaj përpara se kjo e drejtë t'u miratohet me ligj. Si mbështetës i tyre në këtë skandal është bërë dhe vazhdon të jetë ish-kryeministri Berisha, i cili po kështu, në shërbim të mbulimit të skandalit dhe mbrojtjes së interesave ndërtuese e pasurore të paligjshme dhe korruptive të dhëndrit e të vajzës së tij, nxitoi të miratojë ligjin e posaçëm, për të legalizuar grabitjen paraprake që i kanë bërë kompleksit sportiv "Partizani" dhe të komplekseve të tjerë, që ata kanë projektuar për t'i grabitur në vazhdim, me ligjin që u miratua vetëm 10 ditë më parë. Ne disponojmë dokumente të plota për këto grabitje objektesh dhe trojesh jo vetëm sportive, por edhe hapësirash të blerta, qendrash ekonomike e shërbimesh publike të mbyllura qëllimisht, të cilat tashmë janë në "trekëmbëshin" Berisha-Rama- Ruli, për t'u "ekzekutuar" për sheshe ndërtimi. Pra të gjitha këto tregojnë se në “koleksionin” e veprimtarisë së Genc Rulit, si ish-Ministër i Ekonomi-Energjetikës, gjendet dhe procedura anti-ligjore e grabitjes së “Kompleksit Sportiv Partizani”, me metodën e privatizimit, në favor të familjes kryeministrore “Berisha”, duke ia shitur Argitës “për 5 lekë”, nëpërmjet dhëndrit Jamarbër Malltezi (Markezi i familjes Berisha) dhe motrës së tij, Olta Malltezi.

Më të lexuarat