
Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për krime nga UÇK, e cilëson të pabazë dhe kërkon të hartohet një i ri, tërbohen serbët

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi po tenton të marrë Krimenë

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”

Shkruar nga Rigels Seliman 5 Korrik 2022

Gazetarët dolën ditën e djeshme në protestë para Kryeministrisë, fiks në orën 19:00, ashtu siç edhe e paralajmëruan. Të gjithë kishin mbuluar gojën me ngjitës të zi, si një mesazh që po u mohohej e drejta e fjalës. Të grumbulluar para Kryeministrisë me pankarta në duar, ata kanë kërkuar nga numri një i mazhorancës, Edi Rama që të heqë dorë nga masa “ndëshkuese” që ai ndërmerr ndaj gazetarëve që i bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë. Sipas tyre, duhet një reagim masiv në mënyrë që gazetarët të mos aktivizojnë “autocensurën”. “Rastet e fundit ku kryeministri ka çuar në riedukim dy kolegët tanë, nuk duam që të kthehet si koncept (riedukimi). Kryeministri nuk është ai që bën vlerësimin e pyetjeve të gazetarëve. Raste të tilla në botë ndodhin në vende që kanë prirje autokratike. Vit pas viti shikojmë që liria e medias humb vende. Ndodhitë janë të përditshme. Kryeministri të heq dorë nga këto metodat. Ku do shkojmë kështu? Kjo kthen vetëcensurën, kjo është më e rrezikshme se censura”, deklaroi një gazetar.
“Safe Journalists” merr në mbrojtje gazetarët
Ndërkohë edhe rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, i cili vepron në Prishtinë, Shkup, Sarajevë, Zagreb, Beograd, Podgoricë dhe Tiranë, ka reaguar lidhur me qëndrimin që Edi Rama mbajti ndaj gazetarit të A2CNN Klevin Muka. Në një deklaratë rrjeti shpreh shqetësim se çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve. Përfaqësuesja e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri, Blerjana Bino shpjegoi se është hera e dytë që Rama vepron në këtë formë me gazetarët gjatë konferencave për shtyp kur nuk i pëlqen pyetja. “Kryeministri ia mohoi gazetarit të drejtën për të marrë një përgjigje adekuate për një pyetje me interes publik. Pyetja e Kelvinit, nëse do t'i jepej përgjigje, do t'i kishte lënë ministres Xhaçka dhe kryeministrit një dritare për të hedhur dritë mbi çështjen e konfliktit të interesit dhe do t'i jepte publikut më shumë transparencë për çështjen në fjalë. Në vend të kësaj edhe një herë tjetër, kryeministri zgjodhi arrogancën ndaj transparencës dhe mbylljen e derës për gazetarët, veçanërisht ata të mirë”, deklaroi ajo për këtë rast. Po ashtu, Bino shprehu shqetësim edhe për mungesën e solidaritetit të gazetarëve gjatë konferencës. “Megjithatë, tani komuniteti i medias dhe organizatat e pavarura dhe OSHC-të po mblidhen krah Klevin në një përpjekje për të mbështetur gazetarinë kritike dhe cilësore të pavarur. Na duhet patjetër më shumë solidaritet mes gazetarëve në Shqipëri dhe aleanca më të gjera për lirinë e medias”, nënvizoi Bino. Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Përplasjet e Ramës me gazetarët
Rasti i fundit të përplasjes së Ramës, ndodhi me gazetarin e A2CNN, Klevin Muka. Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta. Disa muaj më parë, kryeministri shpalli të padëshiruar gazetaren e Syri Tv, Ambrozia Meta. Pyetja e gazetares se a ishte PS duke krijuar një grup të mirëfilltë parlamentar brenda burgut në kohën e arrestimeve për hetimin e inceneratorëve. Gazetarja qëndroi 90 ditë e përjashtuar nga çdo aktivitet ku merrte pjesë kryeministri. Ndërsa vetë Rama në një reagim në rrjetet sociale shkruante se nuk do të lejojë askënd që të shkelë normat etike në praninë e tij. Ai ka paralajmëruar përsëri gazetarët të cilët i bëjnë pyetje, që sipas tij, konsiderohen jashtë normave të etikës se nuk janë mirëseardhur në konferenca për mediat.
Më të lexuarat


Edi Paloka: Krerët e diktaturës u dënuan për gjenocid nga PD, ‘Lustracionin’ e rrëzoi Rama, kush thotë të kundërtën është bastard

Tedi Blushi i kundërpërgjigjet Veliajt: Ja ku qëndron diferenca e madhe mes Tiranës dhe Prishtinës, je kryebashkiak i inceneratorëve, betonizimit dhe kullave

Berisha sfidon Uashingtonin, Londrën dhe Brukselin, ua bën të qartë se nuk e frikësojnë sanksionet dhe përcaktimet “non grata”, paralajmëron trazira në shtator

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

E-Albania rikthehet në normalitet rreth një muaj pas sulmit kibernetik, AKSH zbulon listën e plotë dhe cilat shërbime funksionojnë plotësisht

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

“Porti i Durrësit, aferë”, reagon ashpër Petrit Vasili dhe i dërgon letër zyrtare qeverisë: Po rrëmben një aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare, ja dokumenti
