
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr të dhënat ditore: Ja sa persona u konfirmuan të infektuar në 24 orët e fundit

Gazetari tha se është dhunuar dhe hoqi pantallonat përpara Ramës, ministri Lleshaj ndryshon mendje: Doja t’i kërkoja falje Lelës, por...

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Maj 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, deklaroi se kishte ndërmend t’i kërkonte falje gazetarit Alfred Lela, në lidhje me incidentin e ndodhur më 17 maj, ku u shoqërua në polici.
Mirëpo ministri tha në emisionin ‘Kjo javë’ se ka ndryshuar mendim dhe se nuk do i kërkojë falje, pasi Lela filloi me fyerje e kërcënime të ulëta ndaj tij dhe policisë.
“Kjo historia e zotit Lela ka marrë një përmasë relativisht të madhe. Një mik shumë i çmuar i kishte shkruar një mesazh z.Lela, ku i kërkonte ndjesë në emrin tim. Në fakt, për hir të atij mikut, kisha vendosur t’i kërkoj ndjesë z.Lela, por s’më la shans ta bëja një gjest apriori. Jo, jo, nuk e kam ndërmend dhe kam hequr dorë, pasi shpërtheu një valë fyerjesh të cilat janë në disproporcion me punën profesionale të atij zotërisë. Valë fyerjesh publike, të hapura, kërcënime të dobta, por do të thosha që rasti në fjalë nuk e ekspozon policinë në asnjë tejkalim. Gazetari ka qenë aty nuk e dinë çfarë statusi, por ka ndërhyrë në një moment kur tre punonjëse policie femra po përpiqenin të ndalonin një protestuese femër. Një standard që e aplikojmë me sforco të madhe, Policia shqiptare po përpiqet ta realizojë këtë për etikë të shtuar. Nuk i shkonte për etikë, një mashkulli, gazetari…etj, të ndërhynte me dorë ndaj punonjësve ferma që ishin aty, gjë që e ka bërë provokimin edhe më të madh në sytë e punonjësve meshkuj të policisë. Ne na bënë bashkë ligji, kushtetuta, kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër penale. Tani, nëse ti merr përsipër të kryesh një vepër që kodi penal e sheh të tillë, duhet të jesh i gatshëm dhe për konseguencat e tij. Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, bëhet objekt anekdodash”.
Më të lexuarat


Temperaturat e ulëta mbërthejnë vendin, ministrja Kushi publikon udhëzimin e rëndësishëm për shkollat

“Njeriu nuk vdes kur i ndal zemra apo fryma”, Elisa Spiropali jep mesazhin e fortë: Ai është i paharrueshëm!

“Zoti kryeministër kërkoj vajzën tuaj për djalin tonë”/ I riu nga Stambolli fejohet në Shqipëri, Rama merr pjesë në ceremoni dhe këshillon nusen e re: Jepja llokumin vjehrrës dhe vjehrrit!(VIDEO)

“Një komb që baltos heronjtë e vet nuk ka të ardhme”, Kreshnik Spahiu publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe bën denoncimin e rëndë

Plas SKANDALI/ “Nga brenda zyrës së Metës vinin klithmat dhe ulërimat e frikshme që shoqëroheshin me qarjen dhe refuzimin e një femre”, gazetari denoncon ngjarjen horror në Presidencë

“Po Tiren e ke lënë në vijën e dytë?”, kryeministri Edi Rama i kthehet qytetarit për skandalin e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe ka një paralajmërim: Në burg! Kushdo që...(REPLIKAT)

Veliaj: “LSI i ka rënë tërmeti në parti, kurse PD-në e ka mbuluar acari moral; PS është në krye të punëve të vendit”

Kryeministri Rama publikoi videon e saj, Jozefina Topalli i përgjigjet ‘flakë për flakë’ dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Ata të 3 janë bashkë!

“E papërshtatshme të sulmosh një vend mik”, kryeministri Rama i përgjigjet Ambasadës Franceze: Ankesa juaj është pa lidhje! Miqësia e vërtetë nuk i ka të gjitha fjalët prej mjalti (E PLOTË)

“Unë e çova në stadium se kishte frikë”, Bamir Topi zbulon gabimin që nuk ia fal Edi Ramës: Nuk më solli ftesë për...
