
Postuar: 19/09/2018 - 16:20
Ish-deputeti i PD-së, Gazmend Oketa është larguar nga skena politike.
Oketa ka folur për shkëputjen e marrëdhënieve me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Pati distancim nga Berisha sepse unë konstatova se kishte prirje për deformim të sistemit politik në Shqipëri, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese, gjithashtu dhe kodi zgjedhor. Unë mund të them se sot në Parlament as 10 përqindëshi i deputetëve nuk njihen nga populli dhe janë aty sa për të ngritur kartonat, kot.”,- u shpreh Oketa në TopTalk.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/