
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gazment Bardhi koka e tradhtisë brenda PD zyrtare, Sekretari i Përgjithshëm urdhra nga Berisha për të bllokuar zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, ja ç’ndodhi në Kryesi

Shkruar nga Rigels Seliman 8 Qershor 2023

Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar prej kohësh, brenda Partisë Demorkatike zyrtare duket se kanë qenë të infiltruar disa eksponentët të lartë, grup ky puçist, që kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD zyrtare, Gazment Bardhi. Prej javësh në korridoret e politikës dhe veçanërisht atyre të opozitës, është përfolur se Bardhi dhe disa deputetë si Agron Gjekmarkaj, Saimir Korreshi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, etj, janë marioneta të Sali Berishës dhe luajnë me dy porta, por që në finale synojnë që të çojnë ujë tek mulliri i Sali “non gratës”. Por teksa deri këtë të hënë këto ishin vetëm aludime, u desh mbledhja e Kryesisë e mbajtur këtë të martë dhe që përfundoi në orët e parë të mëngjesit të së mërkurës, që ata të nxirrini kokën. Pas 10 orësh debate e tension, Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për hapjen e garës për kreun e ri të partisë. Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik, në kushtet kur edhe Jorida Tabaku refuzoi drejtimin e partisë. Por ky vendimi nuk u erdhi për shtat veglave të Berishës, të cilit po përdoroni çdo strategji për të penguar zgjedhjen e kreut të ri të PD. Ata në shenjë revolte dhe kur e panë që dështuan, ikën me bisht në shalë. Ky vendim i marrë dje me maturi nga 80% e anëtarëve të Kryesisë, bën që Lulzim Basha të jetë vetëm 2 muaj larg rikthimit si kryetar, duke qenë se ai mbështete fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, madje është piketuar nga partnerët tanë strategjikë si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, i cili do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Tensione dhe debate
Por ky vendim i drejtë, ka sjellë tensione në mbledhje, pasi deputetët e Berishës, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani. Me këtë situatë, vihet re një tjetër përçarje mes Partisë Demokratike, që pasoi edhe me dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares. Në një deklaratë për mediat, Tabaku e cilësoi këtë vendim si një hap që e zvogëlon më shumë partinë. U tërhoqa nga vendi i nënkryetares së PD. unë gjykoj që PD do ecë para, do bëhet alternativë kur secili nga ne të anashkalojë egot personale dhe të mendojë për të mirën e përbashkët”, deklaroi Tabaku. Dorëheqja e Tabakut u pasua nga dorëheqja e Ori Nebiajt dhe Flamur Hoxhës nga kryesia e Partisë Demokratike. Gazeta “SOT” mësoi se deputetët e Berishës kanë braktisur mbledhjen, pasi ata kanë kërkuar që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Orët e fundit të mbledhjes u shoqëruan edhe me tensione dhe tone të larta. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës. Nga ana tjetër, anëtarët e tjerë të Kryesisë u kërkuan deputetëve llogari se përse nuk kanë qenë aktivë në fushatën për zgjedhjet e 14 majit, sidomos në atë të Tiranës. Largimin e deputetëve nga mbledhja, ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko e ka cilësuar thikë pas shpine. Ndërkohë, anëtarja e Kryesisë, Jonila Godole tha se është një veprim i nxituat pasi fillimisht duhet një analizë në bazë për situatën në të cilën ndodhet partia. “Kur u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve ishte i tillë. Është thikë pas shpine për PD”, deklaroi Bejko. Ndërkohë pas tensioneve dhe përplasjeve brenda Partisë Demokratike, gjatë orëve të mëngjesit të sotëm kanë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tyre, dy anëtarë të kryesisë së PD, konkretisht Ori Nebiaj dhe Flamur Hoxha. “Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti I sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie”, mësohet të ketë thënë Flamur Hoxha.
Zgjedhja e kreut të ri të PD, ja hapat që do ndiqen
Pas hapjes së garës, pritet me interes vendimi i Lulzim Bashës nëse do të kandidojë sërish për drejtimin e Partisë Demokratike, duke pasur parasysh që tashmë ai është kthyer në politikën aktive dhe largimin e tij e arsyeton si veprim që të tërhiqej Berisha. Kryesia ka lënë afat që deri më 20 qershor të dorëzohen kandidaturat për kreun e PD-së, ndërsa kandidatët do të kenë rreth 1 muaj afat për të bërë fushatë zgjedhore. Konkretisht nga data 24 qershor deri më 27 korrik dhe më pas mbahen zgjedhjet. Deri më 15 korrik, çdo degë e Partisë Demokratike, duhet të evidentojë anëtarët me të drejtë vote. Më pas, për të miratuar këto zgjedhje, brenda muajit shtator duhet të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.
Box 1
Më të lexuarat


Publikohen emrat, ja kush janë 5 deputetët e Rithemelimit që nuk firmosën për të çuar në Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët

Kaosi i shkaktuar në në Kuvend, mazhoranca kërkon të merret masë disiplinore për 6 deputetë të opozitës

Djali i Belerit zbulon arsyen kryesore pse i mbështet Greqia

Mosbindje civile? Sali Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend

BIRN: Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Marrëveshja për emigrantët mund të përfaqësojë edhe një precedent nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë”, Meloni i del krahë homologut të saj: PD i ra në qafë Ramës së gjorë

“Protokolli shkel Kushtetutën”/ Zbardhet kërkesa e opozitës për Gjykatën Kushtetuese ndaj marrëveshjes për emigrantët (Dokumenti)

“Ka të bëjë me një iniciativë të re e diktuar nga partnerët ndërkombëtarë”, Karamuço bën paralajmërimin e fortë ndaj hetimeve të SPAK-ut për ish-kryeministrin: Policia dhe BKH zbarkojnë te rruga ku jeton Berisha

“Korrupsioni, pengesa më e madhe”/ Basha takon kongresmenin amerikan Brian Babin: Pastrimi i politikës dhe zgjedhje të lira, prioritare për Shqipërinë

Tensionet në Komisionin e Sigurisë/ Zbardhen debatet mes deputetëve, Noka ua thotë në sy socialistëve: Rama ju trajton si kartona
