
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gazment Bardhi në udhëkryq, zgjedhjet e Kukësit dhe vendimi i Lulzim Bashës për ta shkarkuar si kreu i grupit të PD nxjerrin jashtë loje “delfinin” e Saliut

Shkruar nga Rigels Seliman 2 Tetor 2023

Disfata që koalicioni “Bashkë Fitojmë” korri në zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Kukës dhe vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për ta shkarkuar si kreu i grupit parlamentar të PD, duket se kanë nxjerrë jashtë loje “delfinin” e Sali Berishës, Gazment Bardhi, cili së fundmi ndodhet në udhëkryq, paçka se ka veshur kostumin e një akrobati. Akrobacia nuk është vetëm një aktivitet i kufizuar në botën e cirkut, atë e gjen edhe te disa politikanë, që në mungesë të udhëheqësisë apo forcës për t’i qëndruar parimeve, nisin të spërdridhen sapo interesat e tyre cenohen, duke braktisur çdo bindje. Politikanë të tillë janë takticien, që me mëditje arrijnë të mbyllin ditën, por nuk kanë asnjë perspektivë afatgjatë, pasi nëse në këtë fushë je për veten e jo për të tjerët, dallgët e para të nxjerrin në breg, si një trup pa jetë politike, i përpirë nga tallazet e një loje më të madhe se ta. Ky është edhe fati politik i një prej të rinjve më shumë të mbështetur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Gazment Bardhi. Ky fundit pak javë më parë, në mesditën e mesit shtatorit, u ul në prehrin e Berishës nën syrin e vëmendshëm të mediave pranë tij. Me parakalimin e ngadaltë përballë të ftuarve në mbledhjen e demokratëve që ishte duke nisur, fluturaku Bardhi la pas meritë dhe akuzat që kishte bërë për plakun “non-grata”, duke tradhtuar kështu zotin Basha, i cili i hapi derën e PD dhe e bëri deputet. Por ky vendim i Bardhit i udhëhequr nga ndjenja e Sindromës së Stokholmit për t’u bashkuar me Berishën, duket se solli edhe fundin politik të tij. Bardhi u shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike dhe kryetar i grupit parlamentar, teksa sot që flasim është ai është politikani më i urryer nga demokratët dhe shqiptarët, të cilin tashmë e kanë pagëzuar me emrin gjatë “Juda i Bashës dhe Delfini i Berishës”. Sindroma e Stokholmit është një gjendje psikologjike që përfshin lidhjen dhe ndjenjat pozitive të viktimës kundrejt rrëmbyesit dhe nëse heqim një paralele me situatën aktuale, duket qartë se Bardhi vuan nga kjo sindromë, pasi u bashkua me Berishë, të cilin me herët e kishte akuzuar si vrasës. Mirëpo, pavarësisht këtij pozicionimi, realiteti tregon se nga “Fluturimet Pindarike”, të Bardhit nuk kanë qenë të dobishme për këtë të fundit, i cili tashmë ndodhte në udhëkryq dhe s’ka më rrugë zgjidhje, për shkaka se nëse Basha e përzuri nga Partia Demokratike, Sali Berisha pasi e përdori e flaku tej si leckë, duke refuzuar që t’i japë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të “Foltores”, karrige në të cilën ai ka bekuar të ulet Flamur Nokën. Thënë ndryshe Gazment Bardhi tashmë është thjeshtë një deputet që askush nuk e përfill më. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë lëvizje tjetër do të ndërmarrë më tej Gazment Bardhi, duke qenë se pozicionimi krah Berishës e ngriti atë në piedestalin e “tradhtisë”.
Bardhi i përkëdhelur i Bashës dhe akuzator i Berishës
Deputeti Gazment Bardhi është promovuar dhe është shtyrë në fushën publike për shkak të vullnetit të Lulzim Bashës, duke u dukur në sytë e qytetarëve dhe komentuesve të politikës si përkëdhelur i tij. E pikërisht nën petkun e të përkëdhelurit i mori çdo gjë nga Partia Demokratike, e kur përballja me Sali Berishën nisi pas 9 shtatorit 2021, ai ishte ndër njerëzit më të zjarrtë në sulmin ndaj të shpallurit “non-grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Por, sapo Basha dha dorëheqjen në mars të 2022-shit, akuzatori më i egër i Berishës, fshehu shkopinjtë e bejsbollit që kishte rrëmbyer për të mbrojtur selinë nga sulmi mesjetar i ish-kryeministrit, harroi akuzat për Gërdecin dhe korrupsionin familjar të Berishës, dhe nisi avash-avash mohimin e betejës së tij për të mbrojtur Partinë Demokratike nga izolimi dhe përballja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një mungesë koherence dhe një tregues paqëndrueshmëri, që tregojnë se as betejën e parë kundër Berishës, e as këtë të dytën që po bën në krah të tij, nuk i ka për interes të qytetarëve dhe demokratëve, por për interesin e tij personal. Kështu që në pak kohë, sa hap e mbyll sytë, ai u kthye në cironkë e vogla në gojën e peshkaqenit Berisha, i cili di mirë si ta kurdisë atë. Dhe kur bën politikë vetëm përmes pazareve personale, herët a vonë do paguash koston e saj, sidomos kur bëhesh i padëshiruar nga kampet e ndryshme që ke frekuentuar, sikundër është rasti i Gazment Bardhit. Pasi në njërin krah ke qenë e më s’të duan, në tjetrin je dhe s’të kanë dashur, pra një angazhim politik i ndërtuar nga intrigat dhe mungesa e koherencës, këtë kusur të jep me vete, duke të flakur tej si limon i shtrydhur.
Më të lexuarat


Mosbindje civile? Sali Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend

BIRN: Rama sfidon BE, merr në mbrojtje projektin për rishikimin e zonave të mbrojtura

Marrëveshja për emigrantët mund të përfaqësojë edhe një precedent nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë”, Meloni i del krahë homologut të saj: PD i ra në qafë Ramës së gjorë

“Protokolli shkel Kushtetutën”/ Zbardhet kërkesa e opozitës për Gjykatën Kushtetuese ndaj marrëveshjes për emigrantët (Dokumenti)

“Ka të bëjë me një iniciativë të re e diktuar nga partnerët ndërkombëtarë”, Karamuço bën paralajmërimin e fortë ndaj hetimeve të SPAK-ut për ish-kryeministrin: Policia dhe BKH zbarkojnë te rruga ku jeton Berisha

“Korrupsioni, pengesa më e madhe”/ Basha takon kongresmenin amerikan Brian Babin: Pastrimi i politikës dhe zgjedhje të lira, prioritare për Shqipërinë

Tensionet në Komisionin e Sigurisë/ Zbardhen debatet mes deputetëve, Noka ua thotë në sy socialistëve: Rama ju trajton si kartona

“Për të ardhur keq për shfaqjet e kësaj natyre”/ Marrëveshja e dyshes Rama-Meloni shkakton debat mes Naços dhe Xhaferaj: Maxhoranca t’i hapë rrugë komisioneve hetimore

Raporti i PISA/ PD ngre alarmin dhe thumbon mazhorancën: Arsimi në Shqipëri si në Palestinë, shkaku nuk janë nxënësit por politikat qeveritare

Plas keq te ‘Komisioni i Sigurisë’, Spaho u bën thirrje deputetëve të PS: Reflektoni, keni përgjegjësi për...
