BREAKING NEWS

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk është humbje për Bashën. Marrëveshja është rikthim në realitet, ka anë pozitive

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk
x

Politike

“Gdhihet në mëngjes i tmerruar nga makthi i natës”, ish-presidenti shpërthen ndaj kryeministrit Rama dhe flet për frikën e tij të madhe: Kërkon që të turremi pas gurit që vërtit i marri!

“Gdhihet në mëngjes i tmerruar nga makthi i natës”,

Në datën 16 prill pritet që të miratohet në Kuvend projektligji për ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me masat e mara në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Madje për ata që thyejnë karantinën parashikohet edhe dënime me burg.

Pikërisht për këtë ka reaguar ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e quan këtë një veprim prej të marri.

“Sulltan Salepi gdhihet në mëngjes i tmerruar nga makthi i natës tek mendon urrejtjen e shqiptarëve e ngrefoset tek kërcënon se ka vendosur të shkruajë një ligj të ri për futjen në burg të qyterarëve.

Kërkon me çdo kusht që të turremi pas gurit që vërtit i marri në pus.

Po i duket i gjithë populli si vrasësit, grabitësit dhe trafikantët që mban përqark !

Shqiptarët, ashtu si mbarë njerëzit e kësaj bote kanë nje hall tjetër këto kohë.

Kujdesin për mbrojtjen nga sëmundja pandemike nuk mund ta shpërdorojnë me tamponin për tërbimim e Sulltan Salepit

As që ja vlen !

Por një gjë ka vlerë tek hargalisja e të marrit.

Të gjithë kemi kuptuar se sa të rëndësishëme dhe jetike janë masat që do të marrim, që marrëzia të mos na përsëritet më !”, shkruan Nishani.

Më të lexuarat