Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Genci Gjonçaj: KQZ tentoi të bllokonte zgjedhjet me urdhër të PD

Genci Gjonçaj: KQZ tentoi të bllokonte zgjedhjet me urdhër të PD

Postuar: 07/08/2013 - 10:14

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj, ka kritikuar dje vonesën dhe procedurën e ndjekur nga KQZ. Ai tha se KQZ tentoi të bllokonte zgjedhjet me urdhër politik. Në përgjithësi, dua të them se zgjedhjet ishin të mira, jo për meritë të KQZ-së, por të popullit shqiptar. Rezultati mund të dilte edhe më shpejt por KQZ-ja zbatoi vendimet e humbësit. Paligjshmëria u vu në dukje dhe u hodh poshtë nga Kolegji. Me shpërndarjen e mandateve, përsëri ju e zvarritët gjendjen, gjë që mori përgjigje sërish nga Kolegji Zgjedhor. U ndala vetëm në disa probleme kryesore, për të thënë se KQZ-ja nuk e justifikoi besimin e popullit për të qenë arbitër dhe çdo gjë në këtë proces i takon sovranit”, tha Gjonçaj.

Më tej, Gjonçaj pohoi se certifikimi i zgjedhjeve është shumë i vonuar. “Ne vijmë këtu sot pas përfundimit të gjatë të procesit zgjedhor. Sot është data 6 gusht dhe ne nuk e kemi shpallur ende rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, duke nisur nga standardet europiane. Pra, jemi larg atyre, por më mirë vonë se kurrë. Bernard Shou thotë se zgjedhjet janë një tmerr i moralit, një përballje e shpirtit të gjithkujt që përfshihet në proces, një luftë pa gjak. Në të vërtetë, KQZ-ja eci fillimisht në një proces me konsensus, për t’u përballur më pas me krizën, me ndarjen e zonave të administrimit, me rregulloren e brendshme të funksionimit të saj dhe më pas, kriza u thellua duke shkarkuar anëtarin e KQZ-së si në gjyqet e viteve para ’90. Këto veprime treguan se KQZ varej nga politika”, tha ai.

Gjonçaj tha se Kuvendi shkatërroi KQZ, duke shkarkuar një anëtar të saj. “Unë e kuptoj se KQZ-ja me katër anëtarë nuk është gjë e lehtë, të paktën për ju që ishit këtu, por gjithnjë ju kam kërkuar që zgjidhja të mos ishte vazhdimi i punës me kokëfortësi, por zgjidhja e problemit atje ku lindi, në Kuvend, me mjete që vetëm Kuvendi i ka në dispozicin por ju na refuzuat dhe bëtë që KQZ-ja të vazhdonte punë me katër anëtarë duke dëgjuar jo opozitën, por Partinë Demokratike”, tha ai. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, akuzoi të majtën se ka bërë gjithçka për t’i bërë të pamundur funksionimin normal KQZ. “Falenderim në emër të subjektit që përfaqësoj për mundin dhe përpjekjen tuaj për një proces zgjedhor të standardeve”, tha Kaso.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në