Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gent Cakaj shkarkon ambasadoren shqiptare në Greqi? Zbulohen lëvizjet e bujshme pas skandalit të pasaportave dhe vendimet drastike

Postuar: 20/03/2019 - 11:19

Mëngjesin e sotëm qarkulloi lajmi se ministri i Jashtëm i deleguar, Gent Cakaj ka shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptaren në Greqi, Adriana Hobdarin dhe konsullin Pervin Gjikuria.

Në të vërtetët mësohet se pas skandalit me pasaportat shqiptare në Greqi, është liruar nga detyra konsulli shqiptar në Janinë Pervin Gjikuria, ndërsa ambasadorja shqiptare në Greqi Adriana Hobdari vijon të jetë në detyrë. Ndaj saj është ndërmarrë proces disiplinor nga Ministrja e Jashtme Shqiptare.

Shkarkimi nga detyra i konsullit në Janinë vjen pak kohë pas skandalit që ndodhi në shtetin fqinj me 100 pasaporta të shqiptareve që jetojnë atje. Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë pasi transporti ishte në shkelje të procedurave.

Pasaportat ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportohen rroba, dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë. Por gjatë kontrollit të policisë greke në Kakavijë, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar. Gjithashtu policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare.

Por peripecia me pasaportat nuk ka mbaruar në Kakavijë, pasi një pjesë e tyre janë vjedhur në Athinë. Një punonjës i ambasadës tonë i tërhoqi pasaportat nga Kakavija, por makina me të cilën po i transportonte është vjedhur në një parkim në Athinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/06/2019 - 10:28

Analisti Ilir Demalia ironizon protestuesit e Astirit të cilët dy ditë më parë ndeshën me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe bashkëshorten e tij Xhoanën.

Postuar: 17/06/2019 - 10:14

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një kërkesë zyrtare Policisë së këti

Postuar: 17/06/2019 - 09:58

Nga Kryesia e Kuvendit doli në një konferencë urgjente kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulan

Postuar: 17/06/2019 - 09:43

Deputeti Lefter Maliqi ka lajmëruar se ndryshe nga sa është parashikuar, Prokurorja e Përgjithshm

Postuar: 17/06/2019 - 09:43

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvend 55 firmat për shkarkimin e pre

Postuar: 17/06/2019 - 09:31

Deputeti Ralf Gjoni i ftuar në A2 CNN,  deklaroi se fjala e presidentit ku thotë se ka rrezi

Postuar: 17/06/2019 - 09:31

Mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 9:30, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thi