Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gent Cakaj takon homologun belg dhe zbulon çfarë diskutuan: Ky është një lajm i shumëpritur për shqiptarët!

Postuar: 12/06/2019 - 22:45

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij belg Didier Reynders ditën e sotme.

Cakaj shkruan se ministri i Jashtëm i Belgjikës i ka konfirmuar qartë mbështetjen pa ekuivoke për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE. Gjithashtu ministri Cakaj shkruan se në takimin me Reynders është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve dhe nevoja e përmirësimit të rezultateve veçanërisht në fushën ekonomike.

'Sot në Bruksel zhvillova edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, z. Didier Reynders.

Së pari, në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve! Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston ende një potencial i pashfrytëzuar bashkëpunimi në shumë aspekte sektoriale midis Shqipërisë dhe Belgjikës! Përmirësimi i rezultateve veçanërisht në fushën ekonomike mbetet një domosdoshmëri e patjetërsueshme!

Së dyti, Belgjika ofron mbështetje të pa ekuivoke për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë! Për më tepër, Belgjika është një mbështetëse e fuqishme e proceseve demokratike në Shqipëri!

Vlerësimi i Belgjikës për përparimin substancial në pesë prioritetet kyçe është dëshmi e çmuar e besueshmërisë ndërkombëtare e reformave të Shqipërisë', shkruan ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 17:40

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë.

Postuar: 18/09/2019 - 17:37

I ftuar në emisionin “Top Talk”, anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe atij Hetimor, Ad

Postuar: 18/09/2019 - 17:28

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë për dialog pa kushte për reformën zgjedhore opozitës ditën e so

Postuar: 18/09/2019 - 17:27

Në konferencën për shtyp të Angela Merkel-it me kryeministren e Serbisë, një konferencë kjo që sa

Postuar: 18/09/2019 - 17:11

Deputetja e PD, Rudina Hajdari në takimin e zhvilluar sot me deputetë të opozitës parlamentare, k

Postuar: 18/09/2019 - 17:01

Kryetari i Komisionit parlamentar prë monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman Patrick Ern

Postuar: 18/09/2019 - 16:35

Kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri sot disa premtime elektorale duke deklaruar se në 6 mujorin e