BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gent Ibrahimi lëshon deklaratën “bombë”, puna e SPAK nis me 440 dosje të bujshme korrupsioni dhe krimi, gati emërimi i prokurorëve specialë

Gent Ibrahimi lëshon deklaratën “bombë”, puna e SPAK

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion pritet të sjellë goditje në radhët e të korruptuarve dhe krimit të organizuar. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, ka dhënë dje sqarime në Komisionin e Ligjeve për vonesat me të cilat po përballet SPAK, ndërsa deputetët ia kanë bërë të qartë se prokuroria që do të arrestojë të korruptuarit duhet të jetë gati brenda vitit. Ishte deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ai i cili i kërkoi Ibrahimit që SPAK ta fillojë punën me 8 prokurorë. Ndërkohë në përgjigjen e tij, kreu i KLP u shpreh se Struktura Antikorrupsion do e nisë punën me 440 dosje, të cilat do të fillojnë që nga korrupsioni në nivele të larta, e deri te krimi i organizuar. Sipas Ibrahimit, kjo strukturë do të përballej me një volum alarmant prej 55 dosjesh për secilin nga 8 prokurorët. “Kemi 8 prokurorë që mund ti emërojmë që tani. Por nëse ne emërojmë këta 8 prokurorë, duhet të emërojmë edhe 12 prokurorë që ngelen te Krimet e Rënda, pra që nuk janë të SPAK. Por nëse kjo strukturë duhet të fillojë me 8 prokurorë, është një gjykim që e merr Këshilli, i cili duhet të mblidhet dhe të thotë se SPAK do e nisë punën me 8 prokurorë. Por ajo që na mban peng është fluksi i lartë i dosjeve, pasi secili prej tyre do të ketë 55 çështje në hetim dhe kjo është një ngarkesë e konsiderueshme. Por shumë shpejt SPAK do të jetë gati, sepse me krijimin e saj varen edhe procedurat e fillimit për BKH”, u shpreh Ibrahimi.

Kuvendi ultimatum KLP

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i vendosi kusht kreut të KLP Gent Ibrahimit, që mbyllja e këtij viti ta gjejë vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues, me qëllim që t’i hapet rrugë krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Brenda këtij viti, Shqipëria duhet të ketë Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues dhe SPAK, kemi 8 prokurorë që kanë kaluar shkallët në procesin e vetingut. Zbatoni nenin 128/dh të ligjit, ku Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë, kuadri ligjor e ka zgjidhur këtë. Kemi goxha prokurorë në sistem që e kanë kaluar mund të përcaktohet me emërime të përkohshme ose lëvizje paralel. Ligji ia lejon prokurorit të përgjithshëm të realizojë lëvizje paralele. Ky është mendimi im. Ky është mendimi im që struktura duke i respektuar integritetin e saj. Për të ngritur në cenim do të ishte fraxhile për mendim tim dhe do të sulmohej nga politika”, u shpreh Ulsi Manja.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm

Po ashtu kreu i KLP Gent Ibrahimi, gjatë raportimit në Kuvend foli edhe për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas tij, KLP është në pritje të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për ankesën e paraqitur nga ana e Lulzim Alushaj. Vendimi për Alushajn po mban peng edhe procesin e KLP për të vijuar hapat e mëtejshëm për kandidatët për kryeprokuror. “Ai nuk i plotëson kriteret minimale në karrierë, le të mos themi se duhet të ketë 15 vite si jurist i shquar. Por gjithsesi gjithkujt i lind e drejta që të ankimojë në gjyq. Për ne është i skualifikuar, nuk i plotëson kriteret, pra është ish-kandidat. Ne i lemë 10 ditë kohë për intervistën. Ky proces na shërben për të realizuar pikëzimin e kandidatëve, që shumë i thjeshtë për ne dhe se maksimumi për dy ditë del renditja e kandidatëve, e më pas ua kalojmë ju që të vendosni”, tha Ibrahimi./ Elisjeda Kiko

 

 

Më të lexuarat