Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gentiana Sula: Kandidatët në zgjedhje të kalojnë në filtrin e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit, gati të skanojmë 12 mijë policë

Postuar: 29/06/2018 - 08:13

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kërkuar që në kuadër të reformës zgjedhore kandidatët të kalojnë në filtrin institucional në lidhje me të kaluarën në Sigurimin e Shtetit, si dhe skanimi për zyrtarët të jetë automatik. Kërkesa është artikuluar dje nga kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula gjatë prezantimit të raportit vjetor të Autoritetit të Informimit në Parlament. Sula theksoi gjithashtu se një kërkesë tjetër e institucionit që e ka diskutuar edhe në Komisionin e Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut është të mbështetet iniciativa për përmirësime ligjore dhe procedurale. “Kemi katër kërkesa për ndryshimet ligjore: Së pari, kërkesës për verifikim të figurave të larta të mos jetë 2020, por të shtyhet. Së dyti, verifikimi të mos varet nga kërkesa e kandidatëve për institucionet por të jetë automatik, këtë e kemi parë në Bullgari dhe funksionon. Së treti, meqenëse po bëhet reforma zgjedhore mendoj se duhet të ketë disa parashikime të caktuara që të lejohet kandidatët të kalojnë në filtrin e institucionit tonë. Dhe e katërta kërkojmë që institucioni të kthehet në një institucion të plotë përkujtimi e të trajtojë çështjet pa kufizime të ngurta kohore”, tha Gentiana Sula. Sakaq, kryetarja e Autoritetit deklaroi se në filtrat e institucionit që ajo drejton do të kalojnë 12 mijë efektivë policie në kuadër të vetingut që Ministria e Brendshme ka ndërmarrë. Ajo kërkoi nga Kuvendi mbështetje ndaj institucionit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit pasi fluksi i kërkesave po vjen gjithmonë e në rritje. “Problem janë kushtet fizike të ruajtjes së fondeve dhe radhët e gjata të qytetarëve. Materialet janë të një trashëgimie të madhe kulturore. Materialet kërkojnë të ruhen dhe kërkoj vëmendjen e Parlamentit dhe të Qeverisë sepse dokumentet duhen ruajtur. Numri i kërkesave është rritur. Kemi dyfishim të kërkesave për individ dhe katërfishim të kërkesave për studiuesit dhe mediat. Presim një fluks përsa i përket figurave me aprovim nga parlamenti për Vetingun e Policisë dhe po na presin 12 mijë të personelit të policisë të kalojnë në filtrat tanë”, tha Sula.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 22:31

Avokat Spartak Ngjela jep alarmin se Shqipëria është e rrezikuar nga ndikimi rus. Avokat Ngjela zbardh planin e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin.

Postuar: 21/04/2019 - 22:23

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar lidhur me sulmet terroriste të ndodhura në Sri Lanka ku

Postuar: 21/04/2019 - 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që ditën e hënë të mbledhë në orën 11:00 Kol

Postuar: 21/04/2019 - 20:41

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka ironizuar në një postim në rrjet atë që konsiderohet

Postuar: 21/04/2019 - 20:10

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan se Edi Rama ka marrë nga

Postuar: 21/04/2019 - 19:35

Të ndodhur në një kohë kur ngërçi politik vijon duke mos pasur një marrëveshje mes palëve pozitë-

Postuar: 21/04/2019 - 19:12

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Pash