BREAKING NEWS

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë përballet policia kur shkon në Nikël: I gjen shtëpitë ‘xixë’…

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x

Politike

Gërdeci, Gjykata e Posaçme vendos sot për fatin e Mediut, familjarët e viktimave kërkesë të urdhërohet rifillimi i hetimeve penale

Gërdeci, Gjykata e Posaçme vendos sot për fatin e Mediut,

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të mbajë sot seancën e parë kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sa i takon çështjes së Gërdecit. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila e kaloi për kompetencë te GJKKO, u la 27 korriku për seancën e parë, ku do të merret vendimi se çfarë do të ndodhë më tej, do të kemi proces gjyqësor, gjykata do shpallë moskompetencë apo do kërkohet rihapja e hetimeve nga SPAK. Ndërkohë familjarët e viktimave të Gërdecit dhe më konkretisht bashkëshortët Zamira Durdaj dhe Feruzan Durdaj, i kanë dërguar një letër trupës gjyqësore. Në këtë letër ata kërkojnë: “Pasi GJKKO të marrë në analizë faktet dhe argumentimin juridik të mësipërm, të orientojë zgjidhjen e kërkesës në një mënyrë të drejtë duke revokuar vendimin nr. 6, datë 14.09.2009 të Gjykatës së Lartë (e cila ka vepruar në cilësinë e organit procedues) për pushimit e ndjekjes penale dhe duke urdhëruar rifillimin e ndjekjes penale, duke vijuar me veprimet e mëtejshme të dërgimit të çështjes në gjyq ndaj shtetasit Fatmir Mediu, sipas procedimit nr. 3/2008; Në mënyrë alternative, GJKKO mund të orientojë vendimmarrjen e saj drejt dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese për kontrollin incidental të pajtueshmërisë së nenit 292 të Kodit të Procedurës Penale, me aspektin procedural të të drejtës së jetës, të mbrojtur nga neni 2 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Letra e familjarëve

Në letrën drejtuar gjykatës dhe më konkretisht relatorit Erion Çela, është bërë një përmbledhje e gjithë dinamikës së Gërdecit dhe përgjegjësive të ish-ministrit Mediu, gjithmonë sipas familjarëve të viktimave. “Bazuar në nenin 58, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, viktima e një krimi ka të drejtë të kërkojë procedimin e fajtorit. Një nga personat e pandehur që nuk është gjykuar asnjëherë për ngjarjen e Gërdecit, është shtetasi Fatmir Mediu, me detyrë ish Ministër i Mbrojtjes në kohën e ngjarjes. Dispozita në fjalë i jep të drejtën viktimës dhe trashëgimtarëve të tij, që të kërkojnë nga organet përkatëse, që të kryejnë të gjitha veprimet e duhura për të dërguar përpara drejtësisë personat ndaj të cilëve ka prova të mjaftueshme për të kërkuar dënimin e tyre. Konkluzioni që shtetasi Fatmir Mediu duhet dërguar në gjykatë është i vetë Prokurorisë së Përgjithshme, megjithëse pas pushimit të kërkesës në vitin 2009 nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të rifilluar çështjen, pas rënies së shkaqeve penguese”, shprehen familjarët në letër. Më tej thuhet se ndryshe nga sa ndodhi në vitin 2011 kur u rrëzua kërkesa e tyre, rrethanat tani kanë ndryshuar. “Së pari, nuk jemi para rastit që kërkues është një shoqatë, por janë trashëgimtarët ligjorë të të ndjerit Erison Durdaj. Së dyti, nuk jemi para rastit që ligji nuk i njeh të drejtën viktimave, pasi me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale në vitin 2017 (me ligjin nr. 35/2017), viktimat kanë të drejta të zgjeruara, të njohura për herë të parë nga legjislacioni procedural penal. Madje tashmë viktima njihet si palë në procesin penal dhe dëgjohet nga gjykata. Ky arsyetim bazohet edhe në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në çështjen Giuliani dhe Gaggio kundër Italisë, u shpreh se ky set të drejtash i njihet viktimës dhe të afërmve të tij, që ata të bëhen pjesë aktive e procesit penal”, theksojnë familjarët në letër.

Argumentet

Sipas zonjës Durdaj, një rrethanë që e vë në diskutim bazueshmërinë e vendimit të pushimit dhe e bën të revokueshëm është edhe ndryshimi i ligjit që nuk kërkon më asnjë autorizim për të vijuar me ndjekjen penale që ka nisur. Sipas saj, amendamenti kushtetues i vitit 2012 e ka hequr kërkesën për autorizim për procedimin e deputetëve. “Heqja e pengesës për të proceduar më tej me ndjekjen penale, është një rrethanë e re, e cila nuk ka ekzistuar në momentin e marrjes së vendimit nr. 6 datë 14.09.2009 nga Gjykata e Lartë (vendimi objekt i kërkesës). Mungesa e autorizimit në kohën e nxjerrjes së vendimit nr. 6 datë 14.09.2009 nga Gjykata e Lartë, ka qenë një kusht pengues i përkohshëm, i cili vetë sipas ligjeve të kohës, nëse autorizimi jepej, ose kushti personal zhdukej, ndjekja penale vijonte. Kërkesa për revokimin e vendimit nuk sjell asnjë situatë të re, të papritur, që buron nga një ligj i mëvonshëm, për subjektin e atij vendimi, dhe për rrjedhojë nuk cenon parimin e sigurisë juridike”, theksohet më tej.

Të dënuarit dhe të akuzuarit për Gërdecin

1. Ylli Pinari - 10 vite burg

2. Sokol Ngjeçi - 10 vite burg

3. Dritan Minxolli - 12 vite burg

4. Mihal Delijorgji - 7 vite e 3 muaj burg

5. Luan Hoxha- 5 vite burg

6. Shkëlzen Madani - 3 vite burg

7. Dashnor Caushi - 3 vite burg

8. Armand Tartari - 1 vit burg

9. Agim Lala - i pafajshëm

10. Ardian Mullahi, i pafajshëm

11. Hilmi Laçaj - 3 vite burg

12. Ndue Marku - 1 vit burg

13. Shpëtim Spahiu - i pafajshëm

14. Zija Bahja - 3 vite burg

15. Agim Babameto - 1 vit burg

16. Rezart Tërshana - 1 vit burg

17. Besnik Dauti - 3 vite burg

18. Fatbardh Kuçi - 1 vit burg

19. Gëzim Oshafi - 3 vite burg

20. Jorgo Mino - 3 vite burg

21. Denis Hajdari - 1 vit burg

22. Fari Toska - 3 vite burg

23. Zenun Fero - 3 vite burg

24. Hysni Çocka- 3 vite burg

25. Adriatik Mema - i pafajshëm

26. Juliana Margariti - e pafajshme

27. Lavdi Shatro - kalimin e akteve prokurorit

28. Fiqiret Mato - i pafajshëm

29. Shoqëria "Albademil" shpk. - 25 milionë lekë gjobë

Argumentet e familjes Durdaj

-Bazuar në nenin 58, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, viktima e një krimi ka të drejtë të kërkojë procedimin e fajtorit. Një nga personat e pandehur që nuk është gjykuar asnjëherë për ngjarjen e Gërdecit, është shtetasi Fatmir Mediu, me detyrë ish-ministër i Mbrojtjes në kohën e ngjarjes.

-Dispozita në fjalë i jep të drejtën viktimës dhe trashëgimtarëve të tij, që të kërkojnë nga organet përkatëse, që të kryejnë të gjitha veprimet e duhura për të dërguar përpara drejtësisë personat ndaj të cilëve ka prova të mjaftueshme për të kërkuar dënimin e tyre. Konkluzioni që shtetasi Fatmir Mediu duhet dërguar në gjykatë është i vetë Prokurorisë së Përgjithshme, megjithëse pas pushimit të kërkesës në vitin 2009 nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të rifilluar cështjen, pas rënies së shkaqeve penguese.

-Siç shprehet edhe Gjykata e Lartë në vendimin nr. 9 datë 13.06.2011, prokurori nuk ka asnjë pengesë ligjore për ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe të njëjtin person nëse i jepet autorizimi nga organi kompetent, ose në momentin që zhduket kushti personal që e bën të domosdoshëm autorizimin (bie imuniteti për shkak të mos qenit më deputet). Në rastin konkret, ndryshimet kushtetuese të vitit 2012 e kanë zhdukur kushtin për të kërkuar autorizimin.

-Gjithashtu, në këtë kërkesë nuk janë të pranishme pengesat e tjera që konstatoi Gjykata e Lartë e cila rrëzoi kërkesën, sepse:

-Së pari, nuk jemi para rastit që kërkues është një shoqatë, por janë trashëgimtarët ligjorë të të ndjerit Erison Durdaj.

-Së dyti, nuk jemi para rastit që ligji nuk i njeh të drejtë viktimave, pasi me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale në vitin 2017 (me ligjin nr. 35/2017), viktimat kanë të drejta të zgjeruara, të njohura për herë të parë nga legjislacioni procedural penal. Madje tashmë viktima njihet si palë në procesin penal dhe dëgjohet nga gjykata. Ky arsyetim bazohet edhe në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në çështjen Giuliani dhe Gaggio kundër Italisë, u shpreh se ky set të drejtash i njihet viktimës dhe të afërmve të tij, që ata të bëhen pjesë aktive e procesit penal.

-Deri më sot nuk ka gjetur zgjidhje çështja më sipër, por me ndryshimin e legjislacionit përkatës, besojmë se jemi në kushtet e duhura që kjo kërkesë të marrë përgjigje pozitive dhe çështja në fjalë të dërgohet në gjykatë.

-Një rrethanë që e vë në diskutim bazueshmërinë e vendimit të pushimit dhe e bën të revokueshëm është edhe ndryshimi i ligjit që nuk kërkon më asnjë autorizim për të vijuar me ndjekjen penale që ka nisur. Amendamenti kushtetues i vitit 2012 e ka hequr kërkesën për autorizim për procedimin e deputetëve.

-Heqja e pengesës për të proceduar më tej me ndjekjen penale, është një rrethanë e re, e cila nuk ka ekzistuar në momentin e marrjes së vendimit nr. 6 datë 14.09.2009 nga Gjykata e Lartë (vendimi objekt i kërkesës).

-Mungesa e autorizimit në kohën e nxjerrjes së vendimit nr. 6 datë 14.09.2009 nga Gjykata e Lartë, ka qenë një kusht pengues i përkohshëm, i cili vetë sipas ligjeve të kohës, nëse autorizimi jepej, ose kushti personal zhdukej, ndjekja penale vijonte. Kërkesa për revokimin e vendimit nuk sjell asnjë situatë të re, të papritur, që buron nga një ligj i mëvonshëm, për subjektin e atij vendimi, dhe për rrjedhojë nuk cenon parimin e sigurisë juridike.

-Ndryshimet ligjore në KPP me anë të ligjit nr. 35/2017, kanë hequr edhe kërkesën e autorizimit për ndjekjen penale nga gërma “c” e nenit 290. Kjo për arsye sepse këto ndryshime kanë reflektuar situatën e re juridike për shkak të amendamentit kushtetues të vitit 2012. Në këtë kuptim, ligjvënësi ka hequr si rudiment të panevojshëm edhe parashikim për rifillimin e ndjekjes penale kur autorizimi jepet (i cili nuk jepet më që prej vitit 2012), duke e konsideruar si një instrument obsolet.

-Por, të njëjtat ndryshime bëjnë që vendimi nr. 6, datë 14.09.2009 i Gjykatës së Lartë të jetë i pabazuar. Rikujtojmë se pengesa në këtë rast ishte e përkohshme dhe më pas inekzistente. Ndjekja penale në këtë rast nuk ka asnjë pengesë ligjore të vazhdojë dhe e vetmja pengesë është vendimi objekt i kërkesës, i cili pengon organin e akuzës të vijojë më tej me ndjekjen penale.