
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

“Gert Shehu s’ka probleme me shëndetin mendor, ka planifikuar të gjithë skenën”/ Ish drejtues i lartë i policisë tregon pasojat fatale: Mund të vinte dhe vdekja

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2022

Arjan Hoxha, ish drejtues policie në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me incidentit e regjistruar një ditë më parë në protestën e organizuar nga opozita ku Gert Shehu goditi me grusht në fytyrë, Sali Berishën.
Ai tha se nuk e beson aspak që 31-vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor dhe se objektivi duket mjaft i qartë për qëllimet e tij. Sipas Hoxhës, Shehu ka planifikuar të gjithë skenën, ndërsa shton se ai është kujdesur për të gjitha lëvizjet e tij deri në finalizimin e qëllimit, duke besuar se ka qenë i paguar.
"Mua më bën përshtypje më shumë agresori që ka një qëllim të stabilizuar në mendjen e tij për të arritur qëllimin e tij, vepron i sigurtë dhe shfrytëzon momentin. Jam skeptik, do mendoja se ai nuk ka probleme mendore. Ai del nga shtëpia, shkon në xhami, kujdeset të mos ketë kontakte me njerëz, s’ka telefon me vete dhe shkon për të arritur qëllimin e tij që të godasë kreun e PD. Një njeri që ka probleme me shëndetin mendor, do e kishte shumë më të lehtë të konfliktohej me personin që e pengon dhe jo personi që s’ka asnjë kontakt me të. Ai kishte një qëllim, një mision dhe ishte i sigurtë në vetvete për ta kryer atë. Kujdeset të mos ketë me vete telefon, mjet identifikimi, pra ai i ka planifikuar veprimet e tij. Një tjetër dyshim, kushtet e tij ekonomike familjare duken se janë të vështira, pse duhet të shkonte ky njeri te një mjek privat dhe të merrte një raport sepse për mua nuk është kartelë. Ai ka ndërgjegjen e plotë për të vepruara dhe ka një leje drejtimi që do të thotë se është i aftë, them se është i paguar", u shpreh Arjan Hoxha.
Më tej, Hoxha shtoi se nga një goditje të tilla grushti mund të shkaktohet dhe vdekja, ndërsa theksoi se ngjarja konsiderohet e rëndë dhe për shkak të moshës së Berishës. Sa i takon deklaratës së drejtorit të policisë, Hoxha e ka cilësuar si të pa vend.
"Drejtori i policisë kujdeset dhe e thekson se deputeti Berisha, pra kujdeset që ta ulë, nuk i shkon kjo anës teknike nga goditje të tilla mund të vinte dhe vdekja, por fati i mirë ishte që turma ka qenë shumë afër dhe ai nuk ka rënë me kokën pas. Një njeri që ecën lirshëm dhe goditet mund të kishte pasoja fatale. Drejtori policisë nuk na shpjegon planin e masave, por Berisha, Meta duhet të ishin personat më të ruajtur sepse mund të futen persona me tendenca për të kryer veprime të tilla dhe nuk mund të thuash që e mori përsipër ruajtjen personat që i rrinë afër. Deklarata e drejtorit të policisë duket e pavend, sepse ti si lider policie duhet të komunikosh me stafin e tij edhe pse është lider i opozitës. Mua si drejtor policie më duhet masa që marr unë dhe po, nëse ata nuk janë të vendosur siç duhet që unë ti orientoj, ajo është detyra kryesore, agjenti i tij i policisë duhet të informonte sepse mund të kishte dhe njerëz afër tij që s’mund të ishin shumë korrekt. Ruajta e Berishës është pak e vështirë sepse është një lider popullor, por këtë mund ta bënte me një komunikim tjetër në distancë. Detyra primare e policisë është të identifikojë personat ndaj të cilit mund të ushtrohet një sulm, dhe në këtë rast është Berisha, sepse është organizatori kryesor", u shpreh ish drejtuesi i Policisë.
Më të lexuarat


A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha takim me të rinjtë në një tjetër qytet

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt

Mori bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu rendit arsyet e fitores në 14 maj

A duhet të bëjë Berisha hapa pas? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Jorida Tabaku rendit arsyet që çuan në disfatën e opozitës në 14 maj, ja lëvizja e fundit që duhet të bëjë PD-ja

Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar deputetët, tregon shumën marramendëse që do të marrin kur të dalin në pension

Pse po rikthehet Basha? Avokati i njohur zbardh skenaret: Eksperienca e tij ndër më të plotat në politikë
