BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gjebrea dhe Dhima: Uniformat blu s’do të përgjojnë njerëzit e zakonshëm, por kriminelët, ja pse jemi pro ndryshimeve në ligj

Gjebrea dhe Dhima: Uniformat blu s’do të përgjojnë

Dërgimi në Kuvend për shqyrtimin e projektligjit që i jep të drejtë Policisë së Shtetit të përgjojë, survejojë, fotografojë dhe filmojë në mënyrë të fshehtë qytetarët pa autorizim të prokurorisë nga ana e qeverisë, ka shkaktuar shumë debate në vend. Opozita, shoqëria civile, madje edhe disa deputetë të Partisë Socialiste janë rreshtuar kundër kësaj nisme, pasi sipas tyre tejkalon kompetencat dhe cenon të drejtat e njeriut. Por në lidhje me këtë çështje, dje ka reaguar edhe anëtarja e Komisionit të Sigurisë, socialistja Elona Gjebrea. Gjatë një prononcimi për mediat zonja Gjebrea u shpreh se në ligjin që pritet që të miratohet që i jep të drejtë policisë që të përgjojë nuk ka si objektiv njerëzit e zakonshëm, por sipas saj, në objektiv të uniformave blu do të jenë kriminelët. “E para duhet lexuar me vëmendje projektligji, i cili u mbrojt në Komisionin e Sigurisë nga ministri i Brendshëm, asnjëherë nuk duhet ta vini në dyshim, që do të ndodhin gjëra të tilla, që ju thoni, që do të ndodhin përgjime, gjithmonë do të ketë një bashkëpunim, këtu bëhet fjalë për inicimin e disa momenteve që kanë të bëjnë me elementë të caktuar të krimit që kërkojnë një reagim më të shpejtë në mënyrën si do të procedohet dhe si do të vijojë hetimi. Nuk bëhet fjalë për njerëz të zakonshëm apo shkelje të kompetencave. Nuk thuhet policia nuk do të pyesë prokurorinë. Në elementë të caktuar... do të ruhet hallka e funksionimit mes prokurorisë dhe policisë, por për elementë të caktuar që kanë nevojë për një dinamikë dhe shpejtësi nga policia, policia do të vijojë punën që ka bërë. Policia edhe tani për nevoja të hetimit, ka të drejtë që të përgjojë persona dhe sigurisht me një autorizim, i cili nuk ndodh, ashtu sikur ju e keni merak apo personat janë shqetësuar”, deklaroi deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea. Ndërkohë, deputetja socialiste, njëherësh anëtarja e Komisionit të Sigurisë, Antoneta Dhima gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” u shpreh ditën e djeshme se e mbështet këtë nismë të qeverisë, pasi sipas saj, ka si synim forcimin e luftës kundër korrupsionit. “Nëpërmjet projektligjit parashikohet ngritja e një organi, i cili ka si funksione monitorimin, koordinimin dhe vlerësimin e strategjive dhe të planit të masave në kuadër të parandalimit të krimit të organizuar si dhe krijimin e një Komiteti Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar. Kështu që, unë e mbështes”, deklaroi deputetja e PS, Antoneta Dhima.

Më të lexuarat