Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjebrea dhe Xhaçka: Zgjedhjet do mbahen në 30 qershor, vendimi i presidentit nul, ka shkelur Kushtetutën

Postuar: 13/06/2019 - 07:42

Mazhoranca vijon të jetë e vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 30 qershor, duke e cilësuar vendimin e presidentit nul dhe antikushtetues. Deputetja e PS, Elona Gjebrea u shpreh se zgjedhjet vendore do të mbahen në datën e caktuar nga Kushtetuta, duke e konsideruar vendimin e presidentit nul. Gjatë një interviste televizive, ajo tha se presidenti duhet të kishte thirrur në tryezë të gjitha partitë politike për të marrë këtë vendim. “Në radhë të parë, nesër (sot) do diskutohet për një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me vendimin e presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Është shumë e rëndësishme për Partinë Socialiste që të japi mesazhet e duhura. Ne e konsiderojmë një vendim nul ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti, vendim që s’do të na pengojë të bëjmë zgjedhje vendore në 30 qershor. Presidenti duhet të thërriste një tryezë me të gjitha partitë politike për të realizuar një konsultim paraprak për këtë vendim, për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve, por nuk ka ndodhur kjo. Në vitet e shkuara kemi pasur raste kur presidenti ka shtyrë datën e zgjedhjeve, brenda kuadrit ligjor, një shtyrje njëjavore, e cila ka ardhur me dakordësinë e palëve”, tha ajo. Po ashtu edhe ministrja e Mbrojtjes ka komentuar ditën e djeshme vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve. Gjatë një interviste televizive, Xhaçka deklaroi se Presidenti i Republikës ka bërë shkelje të kushtetutës dhe se zhvillimet politike nga ana e opozitës nuk janë modelet më të mira për demokracinë dhe integrimin e vendit. “Nuk janë modelet më të mira për demokracinë. Presidenti është zhveshur nga ajo vlerë që ja vesh kushtetuta sepse presidenti ka marrë një anë. Është antikushtetuese cenimi i të drejtës së votës. Në demokraci debatohet dhe teorikisht parlamenti është beteja e ideve, ne si mazhorancë do shtrojmë të gjithë argumentet tona pse ky vendim i presidentit është antikushtetues. Ky veprim i presidentit duhet të ketë një kundërpërgjigje. Kushtetua nuk thotë askund se presidenti mund të ç’dekretojë dekretet. Akti i presidentit është krejtësisht nul”, u shpreh Xhaçka.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 23:55

Një ditë para protestës së opozitës ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Ambasda e SHBA-së.

Postuar: 20/06/2019 - 23:51

Kryetarja e grupit parlamentar Demokratik, Rudina Hajdari është shprehur se nëse Presidenti Meta

Postuar: 20/06/2019 - 23:20

Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin e Open ndërmjet Ervin Saljanjit dhe Spart

Postuar: 20/06/2019 - 23:11

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike.

Postuar: 20/06/2019 - 23:01

Deputeti Lefter Maliqi thotë se është e pamundur të mbahen zgjedhje në Shqipëri në 30 qershor.

Postuar: 20/06/2019 - 23:00

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët ta

Postuar: 20/06/2019 - 22:56

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në