Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Gjeji vend atij gishti zoti Ambasador!", Ylli Manjani shpërthen keq ndaj gjestit të Borchardt tek Drejtoria e Policisë

Postuar: 14/10/2019 - 08:36

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer në kritika ndaj ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt i cili mbrëmjen e djeshme i fundit u tregoi 'gishtin e mesit', banorëve të Unazës së Re teksa po protestonin. Ende nuk dihen detajet se çfarë e ka acaruar ambasadorin që ka bërë atë veprim.

Postimi i Manjanit:

Gjeji vend atij gishti zoti Ambasador!

Këtë fyerje nuk ta kishim borxh. As ndonjë kusur nuk të kërkoi njeri!

Të qenit diplomat nuk të jep të drejtë të fyesh askënd në shtetin ku shërben!

Ai gisht i ngritur, në fakt shpreh nivelin ordiner të një njeriu me nerva të lodhura, që nuk mund ta mbrojë por duhet ta ndëshkojë Konventa e Vienës.

Ai gisht në fakt shpreh krizën spektakolare që ka drejtimi i OSBE, drejtim i cili do ti besohet qeverisë më antidemokratike të vendeve anëtare të OSBE. Qeverisë që dhunon egërsisht qytetarët e saj dhe liritë Kushtetuese.

Ai gisht në fakt është një akt i pastër sinqeriteti, sepse tregon se sa i paanshëm është diplomati që medemek kujdeset për demokracinë, zgjedhjet, sigurinë e bashkëpunimin!

Pika i rëntë atyre që besojnë se ky gisht përpjetë do ndihmojë reformën zgjedhore!

Çfarë arroganti!

Kjo është e turpshme! Një akt i pastër rrugaçërie nga një përfaqësues me imunitet diplomatik!

Zhgënjim i madh që diplomacia Gjermane të përfaqësohet me një person të tillë!

Turp! Turp!Turp!

Shame on you!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 12:00

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar reagimin e djeshëm të tifozëve në stadiumin e ri Kombëtar.

Postuar: 18/11/2019 - 11:45

Atmosfera në “Air Albania Stadium”, në impiantin e ri në kryeqytet ishte fantastike.

Postuar: 18/11/2019 - 11:24

Kryetari i Parlamentit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i pranishëm në konferencën e mbajtur në Tiranë me

Postuar: 18/11/2019 - 11:05

Partia Demokratike ka bërë publike dokumentin që hedh poshtë dhe e nxjerr të pavlefshëm, lejen e