BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gjekmarkaj i dërgon letër Nanos dhe Çuçit: Në Lezhë po vidhen lopët dhe pulat

Gjekmarkaj i dërgon letër Nanos dhe Çuçit: Në

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër të hapur ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano.

Në letër, deputeti ngre shqetësimin se në Lezhë çdo natë banorëve u vidhen bagëtitë dhe prodhimet bujqësore, përmes të cilave sigurojnë të ardhurat jetike.

Po ashtu, Gjekmarkaj akuzon policinë e Lezhës se pavarësisht situatës nuk reagon për të ndërhyrë.

Letra e plotë:  

Natë për natë me kamionçina u afrohen shtëpive, stallave, bahçeve dhe marrin çfarë t’u bëjë Zoti nafakë. Policia, e lodhur nga betejat e humbura, është mbyllur në komisariat. Nisen ndonjëherë makina, u mbetet rrugëve dhe nuk është çudi që hajdutet e dhembsur t’u japin një dorë për ta shtyrë.

Pas masakrës elektorale bëtë atje ekspeditë ndëshkimore dhe hoqët më pak besnikët dhe çuat toptanbesnikët e Partisë se helbete nuk u treguan në lartësinë e grabitjes së votave. Një hierarki të paaftësh, një taraf rilindësish me uniformë qeveris Policinë në Qarkun e Lezhës.

Shënojeni këtë. Gromësijnë mejhaneve gjatë ditës dhe bëjnë gjumë qerratenjsh. Çdo natë thyhet një shtëpi. Qeverisë një lopë, një viç, ca dele e dhi, ca derrkucë, ca motorë papaqë e kile mjaltë e rakie, groshë e patate, djathë e të regjura, të vjedhura, i shërbejnë për subjekt barsolete për të argëtuar Kryeministrin, por për fshatarët pa asnjë të ardhur janë mjetet e ekzistencës. Toka të begata janë ato të Bregut të Mates, të Ishull Lezhës e Zejmenit, punëtorë janë njerëzit, por të vështirë e kanë jetën.

Po, po, atje i gëzohen shiut kur bie për grurin e misrin, u gëzohen vezëve, kecit e qengjit, shumë prej tyre jetojnë me to, me dinjitet me djersë, nuk i vjedhin kujt asgjë. Verën e pinë nga ajo e bahçes që e bëjnë vete, rakinë po ashtu, djathin gjithaq. Ministrit dhe Kryepolicit ajo verë mund t’u shkaktojë aciditet, djathi nuk është i përpunuar dhe ndikon te kolesteroli se ka yndyrë, ndaj zor t’ia kuptojnë vlerën.

Kjo është shakaja e hidhur e një realiteti që përkeqësohet në një vend ku sundon hajduti dhe fshihet polici, ku ka rënë ligji dhe është ngritur vjedhja, ku cenohet dinjiteti dhe forcohet frika, ku shtohet propaganda dhe zvogëlohet e vërteta në kurriz të njerëzve që nuk dalin në ekran.

Zotni ministër, zotni kryepolic, harxhojeni një ditë, shkoni në Lezhë, mblidhini ata dreq vartësish, merruni seriozisht me gjendjen, inkurajojini që të ruajnë pulat e lopët, të ruajnë pronën dhe sigurinë! Kaq e meritojnë njerëzit apo jo, qoftë edhe nga një qeveri karnavalesh?!

Më të lexuarat