BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Gjekmarkaj shpërthen në akuza të forta ndaj Berishës dhe mediave pranë tij, i akuzon se janë përfshirë në afera korruptive si “Gërdeci” dhe kompleksi “Partizani”

Gjekmarkaj shpërthen në akuza të forta ndaj Berishës dhe

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka sulmuar edhe mediat pranë tij, ndërsa u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është i përfshirë në aferën korruptive të Gërdecit dhe atë të kompleksit Partizani. Ai vijoi më tej duke thënë se ditën kur u bë Kongresi ishte jashtë vendit dhe kishte shkuar me paratë e tija.“Po e vërtetë më datën 30 prill fiks, kur po bëhej kongres për të argëtuar Doktorin mora rrugën për Paris që të argëtoja fëmijën tim. Isha në Disneyland me tim bijë dhe nuk po gënjeja njeri siç bën almisja apo hallati mediatik i Doktorit çdo ditë. Duhet ta përsëris me paratë e mia, me pak shtrëngim, po të miat, asgjë nga Gërdeci, as nga ndërtimet te ish- kompleksi "Partizani"! Mu duk më e arsyeshme dhe me e ndershme kjo zgjidhje”, tha ai. Ndër të tjera, Gjekmarkaj deklaroi se nëse do të organizohej kongresi i demokratëve do të kishte marr pjesë. Gjekmarkaj vijoi më tej duke thënë se demokratët nuk janë dele dhe ata nuk po kërkojnë një bari.“Po të ishte kongresi i demokratëve do kisha ndenjur se ka mbi 10 vjet që ju dal për zot publikisht interesave të tyre, po që kongresi i familjes Berisha, të cilët për fat të keq e për dhimbjen time u rrëzuan të dy duke rëndur drejt pushtetit. Demokratët nuk janë dele dhe ata nuk po kërkojnë një bari. Ata e kanë partinë në krizë sepse dikush me ta do të sillet si bari që bën ç'të dojë me delet e veta”, tha ai.

Gjekmarkaj vijon akuzat ndaj Berishës

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj u shpreh, se kur ish-kryeministri Sali Berisha të bëjë prapë Kuvendin tjetër duke bërë pjesë edhe  familjen dhe kushërinjtë në këshill kombëtar të partisë Gjekmarkaj deklaroi se ai do të jetë në një tjetër udhëtim në Romë.“Se kam ndjekur nga pas kurrë djalin e Doktorit, as të dashurën e tij në Amerikë kur dikur shkonin, as në Europë ku mund të shkojnë tani, por syri i djalit më ndjek mua dhe mirë bën! Ta bëjë prapë edhe kur të bëjë Doktori kuvendin tjetër siç bëri me këtë duke rrasur familjen dhe kushërinjtë në këshill kombëtar të partisë pronë që po krijon. Duket sikur politika dhe demokracia janë zeje e katundit të vet. Atë ditë do jem në "Luna park" në Romë! Mërzia që shumica e grupit parlamentar e refuzoi 30 prillin duke e lënë vetëm me trupën humbëse të 2013 dhe patetikën e tyre bolshevike si ka ikur ende. Dhe po të mendosh që ata atë moment luan futboll, hanin drekë, flinin gjumë kur Doktori bënte shoë-un e tij për hallin e tij duke njollosur historinë e një partie që lindi si pro perëndimore. Unë e zgjidha me udhëtim”, tha ai. Sakaq, Gjekmarkaj deklaroi se teknika agjitacion- propagandës komuniste është e vetmja mënyrë di Berisha.“Nuk jam "deputet terreni" shpikje e re kjo, as "kryetar kooperative", as Lej Fen, as hipokrit banal që bën kinse i denjë për lëvdimet e Ramazon Dacit të dalë nga qilarët e Komitetit Qendror, as për shikimin e ëmbël të syrit të evlatit të Doktorit në hall. Teknika agjit- prop komunist e vetmja mënyrë di Doktori ! Pra ajo që është normale të duket faj! hahahhahah. Të fala nga Parisi more qerratenj”, tha ai.