Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjermanët trupa speciale për sigurinë e Angela Merkelit në Tiranë, Berlini mosbesues ndaj masave të qeverisë shqiptare

 Gjermanët trupa speciale për sigurinë e Angela Merkelit në Tiranë, Berlini mosbesues ndaj masave të qeverisë shqiptare

Postuar: 08/07/2015 - 08:08

Gjermanët nuk do t’ua besojnë autoriteteve shqiptare sigurinë e kancelares, Angela Merkel. Strukturat e sigurisë dhe shërbimet inteligjente shqiptare do të kenë në rol periferik dhe dytësor në garantimin e jetës së kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës katër orëshe në Tiranë, vizitë kjo e konsideruar si historike dhe me rëndësi të shumëfishtë. Në Tiranë dhe Beograd kanë zbarkuar prej disa ditësh pjesëtarë të shërbimit inteligjent “BND”, për të parë terrenin dhe siguruar mbarëvajtjen e vizitës së para të Merkel në Tiranë, sidomos për të garantuar sigurinë fizike të kancelares. Ndonëse autoritetet shqiptare kanë angazhuar mijëra policë, agjentë të shërbimeve sekrete dhe forca të ushtrisë, Berlini ka vendosur të marrë masa shtesë për vizitën e kancelares gjermane, duke vendosur shërbimin e tij sekret në vijën dhe rrethin e parë të sigurisë. Ndërsa policia shqiptare dhe shërbimet informative do të blindojnë çdo hapësirë të kryeqytetit shqiptare dhe akset ku do të kalojë eskorta e kancelares, shërbimi inteligjent gjerman do të ketë rol kryesor për sigurinë e Angela Merkel. Sipas burimeve, agjentët e shërbimit inteligjent gjerman kanë zënë pozicionet strategjike në Tiranë, të kamufluar në mënyrë të ndryshme, në kuadër të zbatimit të masave të sigurisë për vizitën e kancelares gjermane. E njëjta strategji do të zbatohet edhe në Beograd, çka konfirmon një mungesë besimi të autoriteteve gjermane tek kapacitetet dhe profesionalizimi i shërbimeve në Serbi dhe Shqipëri. 
 
Masat e policisë shqiptare 
 
Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash në kuadër të vizitës së kancelares gjermane në Tiranë. “Më datë 08.07.2015, Drejtoria e Policisë Tiranë, në kuadrin e masave të marra për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë zhvillimit të vizitës së Kancelares Federale te Republikës së Gjermanisë, e cila vjen për një vizitë zyrtare në vendin tonë më datë 08 Korrik 2015 njoftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime, konkretisht. Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do vazhdojë normalisht). Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë-Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit-mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore. “Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq. Kërkojmë mire kuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit”, përfundon njoftimi. 
 
Rama publikon axhendën 
 
Qeveria shqiptare ka publikuar dje axhendën e vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë. Qeveria shqiptare ka parashikuar të mbajë ceremoninë e mirëseardhjes të kancelares gjermane në orën 14.15 minuta. Po ashtu, konferenca e përbashkët për shtyp midis kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel do të mbahet nga ora 15.40 - 16.10. Ndërkaq, në orën 17.00 - 18.00 kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Merkel i drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike. Gjatë qëndrimit të saj prej 4 orësh në Tiranë, kancelarja Merkel do të takohet edhe me Presidentin e Republikës. Ndërkaq, kancelarja nuk ka parashikuar takim me kryetarin e opozitës shqiptare, Lulzim Bashën.   Adriatik Doçi 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 11:09

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Selanikut, ka folur për marrëdhëniet me fqinjët, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postuar: 15/11/2019 - 11:07

Deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur në shkelje të Kushtetutës lëvizjen e radhës që ka bërë mazhor

Postuar: 15/11/2019 - 10:53

Në fjalën e tij për gazetarët, presidenti Ilir Meta është shprehur se Kushtetuta është e paluajts

Postuar: 15/11/2019 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi poshtë qëndrimin e Ilir Metës se Kushte

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekues

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të