BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gjermanët paralajmërojnë: Shembulli “Gruevski” vlen edhe për Shqipërinë, politika po bllokon qëllimisht ngritjen e SPAK

Gjermanët paralajmërojnë: Shembulli “Gruevski” vlen

Shqipëria duket se nuk do të shpëtojë dot nga vorbulla që ka mbërthyer Ballkanin, sa i takon goditjes së korrupsionit në nivele të larta. Tradita vijon të tregojë se për të shkuar në BE duhet që të ketë arrestime pushtetarësh. Të parët që e treguan ishin Kroacia me Rumania, ku u arrestuan deputetë, ministra e ish-ministra. Por tani kjo gjë po tregohet dhe nga Maqedonia. I gjithë shteti është vënë në kërkim të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili është dënuar me 2 vite burgim për afera korrupsioni. Por sinjalet janë se tani radhën e ka vendi ynë. Të vetmet shtete që kërkojnë të marrin statusin kandidat janë Shqipëria dhe Maqedonia. Në Maqedoni u arrestua një ish-ministër, ndërsa u dënua dhe Nikola Gruveski, i cili arriti të arratisej në Hungari. Tani stafeta duhet se do të kalojë në Tiranë dhe sinjalet po jepen nga dita në ditë. Dje ka folur rrjeti gjerman “Deutsche Welle”, duke paralajmëruar se arrestimet do prekin dhe Tiranën. Në një artikull referuar deklaratave të presidentit Meta se politikanët duhet të qëndrojë si burra përballë akuzave, “DË”, shkruan se kjo vlen dhe për situatën në Shqipëri. “Qëndrimi i Presidentit Ilir Meta, pas arratisjes në Hungari të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, nuk përfshin vetëm rastin konkret. Ai shtrihet edhe për politikanë apo ish-politikanë të lartë në Shqipëri, të përfolur për abuzim me pushtet dhe korrupsion apo më gjerë në rajon”, thuhet në artikull. Por rrjeti mediatik gjerman është ndalur dhe te reforma në drejtësi. Në artikull thuhet se do të jetë SPAK që do të dërgojë pas hekurave të korruptuarit. Por aty thuhet se politika po bllokon ngritjen e organeve antikorrupsion. “Në Shqipëri, reforma në drejtësi parashikon edhe vetingun e politikanëve. Polarizimi i skajshëm politik dhe mosmarrëveshjet mazhorancë-opozitë nuk kanë bërë të mundur ngritjen e institucioneve të miratuara në Kushtetute - si SPAK (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion) që ky proces të fillojë. Opozita nuk pranon që veting-u të bëhet nga ky institucion por nga një strukturë tjetër, ngritja e të cilës kërkon ndryshime kushtetuese, gjë që shtyn fillimin e procesit”, thuhet më tej në artikull.

Lufta ndaj korrupsionit në Ballkan

Nëse shohim të gjitha vendet e rajonit, është radha e Shqipërisë që të nisë tërmetin në drejtësinë dhe politikën shqiptare. Në shtete si Rumania, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë ngritur prokurori të posaçme për të luftuar korrupsionin dhe në të gjitha shtetet ka pasur arrestime në nivele shumë të larta. Në Rumani janë arrestuar mbi 1.500 zyrtarë të niveleve të larta, duke përfshirë deputetë, ministra e ish-ministra. Në Kroaci po ashtu janë arrestuar mbi një mijë zyrtarë përfshirë dhe ish-kryeministrin Ivo Sanader. Në Serbi janë arrestuar mbi 300 zyrtarë, ku vetëm në një aksion u ndaluan 80 personalitete. Po e njëjta gjë ndodhi në Mal të Zi. Edhe aty janë arrestuar qindra persona. Vetëm në një aksion pak kohë më parë u ndaluan 13 zyrtarë mes të cilëve kryetari i Bashkisë së Budvës, këshilltari i kryeministrit Gjukanoviç dhe vajza e ish presidentit malazez. Ndërkohë në Kosovë sapo u ngrit Gjykata Speciale ku dhe aty do ketë skenarë të ngjashëm. Pra nëse shohim të gjitha vendet e rajonit aty ka pasur arrestime personalitetesh dhe tani i vetmi shtet që ka mbetur është Shqipëria. Por nuk do të vonojë shumë dhe te ne do nisin reprezaljet. SPAK është çështje javësh dhe nëse shohim fqinjët tanë nuk do ketë me deputetë, ministra, ish-ministra e ish-kryeministra të paprekshëm./Kliti TOPALLI

 

Më të lexuarat