BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një individ që i shërben partisë së tij, PS pushtet absolut, PD-LSI i shpëtuan drejtësisë falë Llallës

Gjermanët shkundin klasën politike: Presidenca e pushtuar nga një

Gjermanët i kanë dhënë një goditje të fortë klasës politike në vend. Prej 30 vitesh të njëjtët individë vijojnë të na qeverisin dhe kjo duket se ka alarmuar dhe ndërkombëtarët. Fondacioni gjerman “Bertelsmann” ka publikuar së fundmi raportin për Shqipërinë, sa i takon situatës politike dhe ekonomike. Bëhet fjalë për një fondacion shumë të rëndësishëm në Gjermani, i cili analizon çdo dy vite situata politike dhe ekonomike në shumë shtete, përfshirë dhe vendin tonë. Raporti i fundit ishte në vitin 2018, ndërsa tani është publikuar raporti për vitin 2020, i cili nxin klasën politike shqiptare. Gjermanët i kanë dhënë një goditje të fortë presidentit, opozitës, qeverisë dhe drejtësisë.

Kritika presidentit

Sa i takon presidenti, thuhet se historikisht institucioni i Presidencës ka qenë i kapur politikisht. Sipas tyre, partitë në pushtet kanë emëruar politikisht presidentët dhe pastaj i kanë përdorur për të marrë shumë vendime të rëndësishme. “Vendimi i PS, që është edhe mazhoranca aktuale, për emërimin e presidentit të zgjedhur në verën e 2017-ës, Ilir Meta, themeluesi dhe drejtuesi historik i Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e bën pozicionin më pak të favorshëm për t’i shërbyer mazhorancës në pushtet, por prapë është i prirur t'i shërbejë interesave specifike të partisë që udhëhiqte dikur. LSI-ja, e cila tani është në opozitë, aktualisht udhëhiqet nga gruaja e Metës dhe kjo nuk ndihmon aspak në krijimin e imazhit të një Presidence që i shërben unitetit kombëtar. Presidenca, mazhoranca dhe qeveria shpesh kanë konkurruar, madje mund të themi më shumë se sa kanë bashkëpunuar ato kanë bllokuar njëra-tjetrën për sa i përket kompetencave dhe detyrave të tyre institucionale, përfshirë emërimet institucionale dhe miratimin e ligjeve. Pra duke treguar mosfunksionimin e sistemit kur Presidenca është e pushtuar nga një personalitet i lidhur politikisht”, thuhet në raport.

Goditje PS

Në raport kritikohet dhe mazhoranca aktuale. Sipas gjermanëve, PS kur mori pushtetin në 2013 kishte si synim ecjen para të reformave, por pas zgjedhjeve të 2017 kemi një qeveri njëpartiake.

“Pas ngjitjes në pushtet në vitin 2013, qeveria “Rama” në mandatin e parë qeverisës premtoi të kufizojë sistemin e patronazhit dhe korrupsionin e thellë duke zbërthyer legjitimitetin e institucioneve demokratike. Megjithatë, qeveria Rama në mandatin e dytë qeverisës, kur gëzon një shumicë parlamentare absolute dhe relativisht pak konkurrencë, është zhvendosur drejt një stili qeverisjeje më të centralizuar dhe më të personalizuar, të cilin një gazetar shqiptar i referohet si një "Republikë Kryeministrore". Tranzicioni shqiptar ka treguar përsëri se një stil i tillë qeverisës që përqendrohet tek një njeri nuk bën mirë për legjitimitetin ose stabilitetin e institucioneve demokratike me kalimin e kohës”, thuhet aty. Më tej kritikohen edhe PD dhe LSI. LSI cilësohet si një parti që rend pas pushtetit, ndërsa PD akuzohet se ka politizuar çdo protestë në vend. Goditje i jepet opozitës dhe për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Goditje drejtësisë

Një vëmendje e madhe në raport i kushtohet drejtësisë. Aty theksohet se korrupsioni vijon të mbetet në nivele shumë të larta dhe një goditje i jepet ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sipas raportit, ai u emërua në mënyrë politike dhe mbuloi aferat e atyre që e emëruan. “Profili i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në vitin 2018 është shembulli më i mirë që tregon llojin e zyrtarëve të sponsorizuar politikisht në drejtësi dhe shërbimet e tyre politike, duke përfshirë edhe mbulimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Ish-Prokurori i Përgjithshëm, u emërua në 2013 kur mazhoranca e atëhershme e kishte të vështirë të kontrollonte rastet shpërthyese të korrupsionit politik. Zgjedhja dhe mbrojtja e profilit të Llallës të njollosur prej korrupsionit është veçanërisht shprehës në këtë drejtim. Konkretisht, në 2018, dhe pasi drejtoi prokurorinë gjatë vitit 2013 deri në 2018, vetë Llallës i ishte ndaluar hyrja në ShBA bazuar në provat e "korrupsionit të rëndësishëm".... Ai gjithashtu i shërbeu me siguri dhe seriozitet grupit politik që e vendosi atë në pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke mbyllur të gjitha rastet VIP të korrupsionit politik”, thuhet në raport.

Më të lexuarat