Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjermania i bashkohet SHBA dhe BE, ky është mesazhi i fortë për Bashën dhe Kryemadhin

Postuar: 18/03/2019 - 17:40

Pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian edhe Gjermania e ka cilësuar si legjitime qeverinë dhe ka dalë kundër veprimeve të opozitës. Përmes një deklarate, ambasadorja gjermane në Tiranë, Schütz deklaron se 'qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike'. Vendimin e PD-së dhe LSI-së për të djegur mandatet dhe u larguar nga Kuvendi, Schütz e cilëson të gabuar, pasi thotë se 'në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike'.

 Deklarata e plotë:

Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë , në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej  dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë –  reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon. E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumente të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale.

Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët , por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore.

Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin  e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Shprehim keqardhjen e madhe, që me gjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.

Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin  e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 12:35

Presidenti i Republikës ka bërë sot propozimin e tretë për kryetar të KLSH-së. Ai ka propozuar emrin e Petraq Milos.

Njoftimi i Presidencës:

Postuar: 17/07/2019 - 12:34

Bllokohet hoteli  në pronësi të ish-deputetit dhe kryetarit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylyk

Postuar: 17/07/2019 - 11:57

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, e cilësoi politike kërkesën p

Postuar: 17/07/2019 - 11:49

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar thirrjen e presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi so

Postuar: 17/07/2019 - 10:49

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me situatën politike, pas një dite tejet intensive

Postuar: 17/07/2019 - 10:38

Ish ministri Saimir Tahiri ka dalë në një deklaratë për mediat  pas shtyrjes së seancës gjyq

Postuar: 17/07/2019 - 10:28

Menjëherë pas shtyrjes së seancës gjyqësore nga Krimet e Rënda, ish-ministri Saimir Tahiri në një