BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Politike

Gjermania me ambasador të ri, ja kush është Peter Zingraf që pritet të ndihmojë për negociatat dhe reformën në drejtësi

Gjermania me ambasador të ri, ja kush është Peter Zingraf që

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz do të zëvendësohet nga gjermani Peter Zingraf. Ai mori dje zyrtarisht detyrën e ambasadorit të Gjermanisë në vendin tonë, duke i paraqitur letrat kredenciale presidentit Ilir Meta. Por kush është Peter Zingraf, i cili vjen në një kohë mjaft të vështirë për Shqipërinë? Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanistikë në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali. Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breis gau. Peter Zingraf është i martuar dhe ka dy vajza. Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm. Në 1994 ai ka punuar si nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, në 1995 ka qenë i punësuar tek Departamenti Politik i Ministrisë së Jashtme Federale në Bonn, ndërsa në 1999 tek Departamenti i Kulturës tek Ministria e Jashtme e Berlinit. Sa i takon shërbimit të tij në ambasada, si fillim Peter Zingraf ka punuar tek ambasada e Var shavës në Poloni në 1996, për të pasuar punën tek ambasada e Daresslalamit në Tanzani në 2002. Zingraf ka shërbyer edhe tek ambasada e Dublinit në Irlandë. Në vitin 2016 ambasadori i ri gjerman i vendit tonë ka dhënë kontributin e tij tek Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror, ndërsa tani mori postin e ri në Shqipëri. Siç e thamë edhe më lart, mbërritja e tij në Tiranë vjen në një moment mjaft delikat për vendin, kur kriza politike është ende aktuale dhe reforma në drejtësi po ecën përpara, por shumë organe nuk janë ngritur akoma. Po ashtu ai vjen dy muaj para se të merret vendimi për çeljen e negociatave. Duke marrë parasysh këtë situatë, Zingraf pritet të japë ndihmën e tij në zgjidhjen e krizës, të mbështesë vendin e të lobojë që në tetor të hapen negociatat me Bashkimin Evropian dhe të shtyjë që reforma në drejtësi të ecë përpara. Pas Peter Zingraf, pritet që në vjeshtë të zbarkojë në Tiranë edhe ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.