Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjiknuri: BE do ndihmojë Shqipërinë me asistencë teknike

Postuar: 20/06/2018 - 14:12

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi gjatë ditës së sotme një aktivitet prezantues mbi implementimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planin e saj të Veprimit 2016-2020. Në takim mori pjesë ministri Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri Mario Mariani. Raporti është një analizë e zbatimit te Strategjisë së Transportit dhe Planit të Veprimit dhe një moment i rëndësishëm për rishikimin e planit të veprimit me qëllim përmbushjen e objektivave të qeverisë.

Objektivi kryesor i qeverisë shqiptare ështe përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. Qëllimi i Qeverisë shqiptare është integrimi i sistemit rrugor në rrjetet ballkanike dhe në sistemin Paneuropian të Transportit. Dokumenti i Strategjisë së Transportit dhe Plani i tij i veprimit përmban 43 objektiva politike të nderlidhura dhe te balancuara me masa rregullatore dhe investime per te gjitha modalitet e transportit: rrugor, hekurudhor, detar, ajror dhe intermodal.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përfituese e Kontratës së Reformës së Sektorit për Mbështetjen e Transportit me Fokus Rrugët, si pjesë e programit IPA 2016 në vlerën 24 milion Euro.

21 milio Euro është komponenti i mbështetjes buxhetore për transportin rrugor ndërsa 3 milion euro në formën grant përfshihen asistencë teknike për: projektin e binjakëzimit për ARRSH; forcimin e kapaciteteve të ARRSH dhe MIE për menaxhimin e PPP-ve në fushën e transportit; forcim kapacitetesh teknike të ARRSH përmes pajisjes me laborator.

“Progresi në implementimin e këtij dokumenti strategjik do të sjellë edhe një mbështetje më të madhe financiare, jo vetëm nga asistencë teknike por mbi të gjitha mbështetje buxhetore, për të bërë të mundur realizimin e shumë projekteve të rëndësishme kombëtare. Që ne të realizojmë të gjitha objektivat dhe standardet aty ku e kërkojmë duhet një mbështetje financiare nga Komisioni Europian. Dhe prandaj dhe unë e them kudo që integrimi në Bashkimin Europian dhe progresi në këtë drejtim nuk është vetëm forcimi i institucioneve, nuk është vetëm një demokraci më e mirë dhe funksionale por mbi të gjitha krijon dhe një akses  për vende si Shqipëria që të kenë mundësi të adresojnë fondet e konsoliduara të BE që janë gjithmonë mënyra më e lirë për të financuar shumë nga objektet tona”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri tha se janë aktualisht disa projekte të financuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian si ai i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas që ka hyrë në një fazë të përzgjedhjes së kontraktorit. Gjithashtu edhe ndërtimi i dy bypass-eve të Fierit dhe Vlorës pas ngërçit ka kaluar në fazën e rizhvillimit të garës e cila ndodhet në hapat e fundit për të rinisur punën.

“Ne kemi marrë një mbështetje financiare nga Komisioni Europian sic është ndërlidhja me Greqinë dhe me Maqedoninë si dhe rehabilitimi i gjithë hekurudhës në drejtim të Hanit të Hotit, pra kjo bën që Shqipëria të bëhet pjesë e rrjetit hekurudhor ndërkombëtar. Mbështetje do të kemi edhe me investimet që do të ndodhin shumë shpejt në portin e Durrësit, përfshirë edhe thellimin, por edhe investimet e BERZH-it për zgjerimin e kalatave aty do të bëjë të mundur që të rriten kapacitetet përpunuese”, nënvizoi Gjiknuri.

Një nga përfitimet e mbështetjes buxhetore nga programet IPA është ai i asistencës teknike për rritjen e kapaciteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë përsa i takon çështjeve të partneritetit publik-privat.

“Qeveria shqiptare ka zgjedhur një nga format të dukshme të suksesshme edhe që është e kontrollueshme nga pikëpamja e financimit dhe e alokimit të riskut, që është përfshirja e partneritetit privat në investime në ndërtimin e rrjetit rrugor shqiptar apo modeve të tjera të transportit, qoftë në aeroporte, qoftë nesër edhe në fusha të tjera. Është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e BE-së, është një praktikë tashmë e njohur, kuptohet me parimin që nganjëherë një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë që përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzakonisht më të përmirësuar nga pikëpamja e standardeve”, sqaroi Gjiknuri.

Sipas tij duhen kapacitete teknike për të menaxhuar këto transaksione komplekse, për të qenë edhe transparente, për të qenë edhe brenda kostove të pranueshme por mbi të gjitha edhe për ti bërë këto të qëndrueshme, pra që shteti të minimizojë risqet dhe sistemi vet të jetë i qëndrueshëm nga pikëpamja e financimit. “Për shkak të këtyre, duhet patjetër asistencë e Komisionit Europian dhe e institucioneve të tjera të specializuara dhe pjesë e kësaj do të jetë edhe ky komponent kaq i rëndësishëm”, nënvizoi Gjiknuri.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2018 - 20:19

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi  tha se procedurat që po ndjek Presidenti Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm janë të panevojshme për aq kohë sa i ka një çertifikatë

Postuar: 12/11/2018 - 19:40

Ndërsa ka publikuar një bisedë të zhvilluar me një gazetar në telefon, deputeti Nard Ndoka ka vën

Postuar: 12/11/2018 - 18:15

Pas akuzave të Partisë Demokratike të bëra gjatë ditës së sotme për projektin e “Unazës së

Postuar: 12/11/2018 - 17:41

Analisti Fatos Lubonja ka folur për të shkuarën e  Sandër Lleshit.

Postuar: 12/11/2018 - 16:48

Pas kallëzimit që bënë krerët e grupeve parlamentare të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI-së Petrit

Postuar: 12/11/2018 - 16:43

Analisti Frrok Çupi ka komentuar  deklaratat Presidencë-Kryeministri që prodhoi kërkesa për

Postuar: 12/11/2018 - 16:04

Mosdekretimi i Sandër Lleshit ka shkaktuar shumë reagime në politikën shqiptare.