Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjiknuri nga Elbasani: Ujësjellësat të mos shpërdorojnë arkëtimet

Postuar: 14/03/2018 - 11:22

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri vizitoi një prej qendrave të Kujdesit ndaj Klientit në Ujësjellësin e Elbasanit ku përsëriti apelin për rikthimin e ligjshmërisë në këtë sektor.

Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Elbasan tha se po ushtrohen kontrolle ndaj të gjithë abonentëve në terren duke verifikuar lidhjet e paligjshme dhe legalizuar ata klientë që janë informalë.

“Lufta ndaj informalitetit në sektorin e ujit të pijshëm ka hyrë në një fazë shumë intensive. Diku ka ecur mirë dhe diku ka nevojë për më shumë përmirësime. Këtu në Elbasan mendoj se ka nevojë për më shumë përpjekje. Qeveria është treguar bujare dhe mbështetëse me Bashkinë e Elbasanit, me ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve duke dedikuar mbi 3 milion euro investime. Investimet do të vazhdojnë por ne presim të kemi një performancë më të mirë nga ndërmarrja e ujësjellësit”,  tha Gjiknuri.

Gjiknuri sqaroi se sëbashku me ministrin e Financave dhe Ekonomisë kanë firmosur një shkresë të përbashkët përmes të cilës u kërkohet kryetarëve të bashkive që të disiplinojnë shpenzimet dhe të mirëadministrojnë të ardhurat e krijuara shtesë si pasojë e aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit.

 “Këto të ardhura të paplanifikuara të mos përdoren siç ndodh ndonjëherë nga ndërmarrjet për shpenzime personeli apo blerë gjëra të panevojshme. Duhet të përdoren për të shëndoshur gjendjen financiare të kompanive si dhe për të likujduar detyrimet që mund të ketë ndaj sektorit të energjisë elektrike", tha ministi. 

Dy ministrat kërkojnë nga kryetarët e bashkive që të ardhurat shtesë të krijuara nga aplikimi i masave të qeverisë në kuadër të zbatimit të reformës së ujit, duhet të përdoren për shëndoshjen financiare të ndërmarrjeve, pa ndërmarrë politika të reja si rritje pagash, shpërthimesh etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:33

Ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri është një nga çështjet më të komentuara në vendin tonë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:32

Drejtuesi i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e Ora News, e konsideroi si katas

Postuar: 23/06/2018 - 21:23

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar të tjera detaje rreth projektit “Smile Albania”.

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 21:10

Pas hapjes së sezonit turistik, kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet që udhëzojnë qytetarë

Postuar: 23/06/2018 - 19:54

Prej disa muajsh artistët po protestojnë kundër shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar

Postuar: 23/06/2018 - 19:51

Analisti Ilir Kulla ka argumentuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se ve