
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Ilir Beqajn, ish-ministri “sulmon” SPAK dhe mbron aferën e koncesionit të “Sterilizimit”, mjeku Tritan Kalo nxjerr të fshehta që po përpiqet të mbulojë vartësi i Ramës

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 21 Nëntor 2023

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar edhe më herët, ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dje lënë në fuqi masën e sigurisë dhe ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga Ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.
Beqaj: Kam rezerva, por s’do apeloj
Por teksa GJKKO ka lënë në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish- ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Dje, në një prononcim për gazetarët që ndodheshin jashtë GJKKO-së Beqaj mbrojti koncesionin e sterilizimit.“Siç e kam bërë publike, unë jam në dispozicion të këtij procesi hetimor, ndaj kam vendosur të mos e kundërshtoj atë vendim. Ajo që kemi bërë për shëndetësinë ka qenë një gjë e mirë. Për çështjen në fjalë bëhen 8 vite. Në këto 8 vite 400 kirurgët operojnë në kushte bashkëkohore, shqiptarët operohen në kushte sterile, dhe në çdo operacion i kursehen qëndrimet në spital”, tha Ilir Beqaj. Ndër të tjera, ai është shprehur se do të jepte shpjegime në një moment te dytë.
Vendimi i GJKKO
Ndërkohë, në vendimin e GJKKO thuhet se masa e sigurisë qëndron në fuqi dhe se Beqaj duhet që të paraqitet në policinë gjyqësore. “Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 127 Akti, datë 20.11.2023, vendosi: Vazhdimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilir Beqaj, me vendimin Nr. 119, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.
Kalo: Ka paraqitur në SPAK një raport me një diagnozë invaliditeti
Nga ana tjetër, mjeku Tritan Kalo, ka nxjerr të fshehtat që po përpiqet të mbulojë vartësi Ramës Dje, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se edhe pse Rama ka thënë se përgjegjësia është personale, sipas tij, përftimet prej këtyre veprimeve korruptive nuk janë vetëm personale. “Filloi paraqitjen e tij të detyrueshme në SPAK “heroi i antikorrupsionit” në shëndetësinë shqiptare, alias Ilir Beqaj. Dr. Tritan Kalo ka jo pak por tetë vite përparësi në lidhje me SPAK, për sa i përket vënies në pah “të bëmave” të këtij subjekti socio-politik, të nisura që në kohën e qeverisjes së PS-së të para 2005-ës kur mbante postin e Drejtuesit të ISSH-së, dhe më pas të vijuara po me aq efikasitet si Ministër i Shëndetësisë me riardhjen në pusht-shtet të Rilindjes (ish PS -së së 12.06.1991) të pas 2013-ës. Le të shpresojmë se “Ministri më i suksesshëm konçensionar” i Shëndetësisë Publike të këtyre 32 viteve Demon-kraci, të mos ketë të bëjë me “këtë përcaktim fizik të trupit dhe për rrjedhojë anatomike edhe shkallës së dorëgjatësisë pasuripërvehtësuese”.….Pas shumë e shumë aferave korruptive të këtyre 10 viteve të fundit, vetë KM është justifikuar se për to “Përgjegjësia është personale” (ER), por duhet që ne “il poppolo Albanese” kurrë të mos harrojmë se përftimet prej këtyre veprimeve korruptive nuk janë vetëm personale”, tha ai. Kalo theksoi se pas gjithë mashtrimeve të deritanishme, Beqaj e nis këtë përplasje me një tjetër mashtrim duke paraqitur në SPAK një raport me një diagnozë invaliditeti. “Në 32 vite Demon-kraci ky vend ka prodhuar kaq shumë kleptokraci e korrupsion, sa dikur me fillimet e pluralizmit politik në 15.12.1990 një dukuri e përmasave të tilla as që mundej të imagjinohej më i pafat në lidhje me përzgjedhjen e shpurës së tij kleptokrate e korruptive të qeverisjes, duket KM aktual i vendit….Në mungesë pothuajse të plotë të “arbitrit të ecurisë së kësaj qeverisjeje”, OPOZITËS së vendit Mazhoranca dhe Drejtuesi autokrat i saj “maten me shkëlqimin e Diellit”. Për asnjë çast të mos e harrojmë faktin se korrupsioni është i çdo ngjyrshëm qoftë ai mavi, blu apo rozë……”Viktimave të arbitraritetit të tij qeverisës” zoti Beqaj u adresohej gjithmonë me togfjalëshin “Suksese në jetë”…..Të shohim se sa i suksesshëm do të jetë ai në përplasjen me drejtësinë, kur pas gjithë mashtrimeve të deritanishme, e nis këtë përplasje me një tjetër “mashtrim të natyrës mjekësore”, duke paraqitur në SPAK një raport me një diagnozë invaliditeti”, shkroi mjeku Kalo.
Më të lexuarat


Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Mes kaosit dhe shpërthimeve me shashka, mazhoranca miraton buxhetin e 2024 dhe paketën fiskale për 7 minuta, Nikolla mbyll seancën

“Turp, turp”/ Kryeministri Rama futet në sallën e parlamentit, deputetët e opozitës shpërthejnë shashka dhe ndezin tymuese

“Shoqja Linditaaa”/ Kuvendi kthehet përmbys me tensione e konfrontime, Zhupa: Na kanë mbyllur me çelës dyert e sallës, sillni dhe ushtrinë

“Ore lepurush ta heq gurmazin, e ke bërë nja dy herë trimin”/ Nuk përmbahen deputetët e ‘Rithemelimit’, kërcënojnë punonjësit e gardës

“A jeni në terezi”/ Sërish kaos në Parlament, garda nuk lejon deputetët të grumbullojnë karriget te Foltorja

“Të q* nënën”/ Degradon sherri në Kuvend, deputetët e Berishës shpërthejnë në sharje e ofendime ndaj gardës (Video)

“Kujdesuni nga Elisa se ka futur shashka”, deputetët e opozitës thumbojnë personelin teksa u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në hyrje të sallës së seancave

Fillon kaosi në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen ashpër me punonjësit e gardës për karriget

“Më dhimbset Shqipëria është se kanë rënë në qasjen e një propagande të pastër’’/ Situata politike në vend, ish-ministrja: Shpesh e quaj Ramën diktator, sot...
