Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjonçaj: KQZ celulë politike, kryetarja nën presionin e PD

Gjonçaj: KQZ celulë politike, kryetarja nën presionin e PD

Postuar: 20/04/2013 - 10:41

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj, ka sulmuar dje qëndrimin e mazhorancës lidhur me funksionimin e KQZ aktuale. Gjonçaj është konfliktuar me kryetaren Lefterie Lleshi, duke u shprehur se KQZ tashmë është shndërruar në celulë politike dhe drejtuesja e këtij institucioni gjendet nën presionin e Partisë Demokratike. Përfaqësuesi ligjor i PS tha se ky institucion e ka humbur tashmë legjitimitetin. Për Gjonçajn, tashmë KQZ është kthyer në një organ politik. “Në anën e majtë tuajën zonja kryetare, është ulur z. Zguri që do kisha dëshirë ta uroja për detyrën e re, pasi mendoj që çdo kush që ulet aty përgëzohet për misionin, por më lejoni të them që e kam të pamundur, pasi pak ditë më parë një koleg u shkarkua pa të drejtë nëpërmjet procedurave dhe vendimmarrjes që më ngjasonte me gjyqet publike të kohës së diktaturës”, u shpreh Gjonçaj. Ai theksoi se çështja nuk është thjesht te anëtarët e KQZ që dhanë dorëheqjen, por te respektimi i legjitimitetit të organit më të lartë zgjedhor. “Ajo vendimmarrje nuk cënoi vetë anëtarin, por preku legjitimitetin e KQZ, dhe të këtij procesi. Tashmë një gjë të tillë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që kujdesen që Shqipëria të largohet nga mentalitetet e komunizmit dhe të marrë rrugën drejt demokracisë europiane. Tre karrige bosh, flasin shumë, tregojnë që institucionet janë të kapura nga politika. Sot KQZ është kthyer në një organ politik”, tha ai. Gjonçaj u shpreh se KQZ aktuale i ngjan KQZ së 2011. “Veprimi i fundit i Kuvendit, më ngjan me zgjedhjet e vitit 2011 ku në përfundim të zgjedhjeve KQZ e asaj kohe ndryshoi rregullat e lojës kur gara kishte përfunduar ndërsa sot u ndryshua arbitri i kësaj loje, kjo ndodh sa herë ndjeni frikën e mazhorancës”, tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l