
Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Gjon Bruçi: Politikanët tanë janë antishqiptarë, bashkë me ballistët po tentojnë të zhbëjnë epokën e LANÇ

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2018

Tri dekada kaluan dhe debati për 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të Atdheut, nuk është sosur. Fillimisht, naivët menduan se vërtet mund të ishte ngatërrim datash nga ana e veteranëve të LANÇ, ndaj dhe dikush nga analistët apo historianët e “paanshëm” iu fut hulumtimeve historike. Mirëpo, siç paralajmëruan mjaft historianë e analistë seriozë, midis të cilëve edhe komunistët që sot janë në minorancë, nuk është data 29 nëntor, ajo që i ngatërron ballistët, por vetë Lufta Çlirimtare që i turbullon e i tërbon. Po, a janë ballistët autorët e vërtetë të “Luftës” ndaj LANÇ? Sipas mendimit tim, ish ballistët e kohës së luftës dhe pinjollët e tyre janë thjeshtë “kamikazë” të kësaj lufte donkishoteske. Asnjë ballist apo pinjoll ballisti, nuk do të guxonte të dilte në “frontin” e kësaj lufte, sa sureale e banale, aq dhe fatale për sojin e tyre. Se ballistët e viteve të Luftës së Dytë Botërore, moralisht, politikisht dhe fizikisht patën përfunduar në varrin e përbashkët me ustallarët e tyre nazifashistë. Dhe bashkë me ta në varr pati përfunduar edhe “vepra” e tyre tradhtare. Dikush tjetër i “zhvarrosi” e po i zhvarros ata për t’i përdorur si kamikazë mbi vlerat historike të kombit. Më tepër se pesë shekuj më parë, vendi i vogël me emrin Arbëri, me qëndresën vitale 25 vjeçare kundër perandorisë më të fuqishme të kohës, do të bëhej jo vetëm mburojë e qytetërimit evropian, por edhe një shembull i gjallë për gjithë kontinentin, se si një popull e një vend i vogël, mund t’i bëjë ballë perandorive të stërmëdha dhe të mbrojë lirinë e pavarësinë e tij. 500 vjet më vonë, historia u përsërit në mënyrë të përpiktë, me ndryshime vetëm kohore e zhvillimore. Nga viti 1941 që shënon krijimin e PKSH e deri në ditën e përmbysjes së madhe të vitit 1990, Shqipëria – vijim i Arbërisë së Skënderbeut, jo vetëm do të dilte në dritë, por do të bëhej një shembull i jashtëzakonshëm për kontinentin dhe njëherësh edhe sfiduese për të gjithë lakmitarët e vjetër e të rinj të brigjeve të Adriatikut. Periudha 1941 – 1990 që mban në kalendar plot 49 vjet, mban në “inventar” dy nga epokat më të mëdha të shqiptarëve, Epokën e Lavdishme të LANÇ dhe Epokën e ndritur të Socializmit. Pikërisht, për të eliminuar nga memoria e shqiptarëve këto epoka të lavdishme, veçanërisht dy të fundit të kohës moderne, armiqtë e përhershëm të Shqipërisë e shqiptarëve, zgjodhën për kamikaz sulmi ish ballistët e luftës të mbetur ende në jetë dhe pinjollët e tyre të sotëm. Në përforcim të këtij kontigjenti, ata vunë neoballistët. Ajo që të trondit, në krye të këtyre bastardëve janë politikanët dhe shtetarët më të lartë të vendit, përfshi këtu dhe “Liderin” socialisto-rilindas. Këta myteberë, që aktualisht bëjnë ligjin në politikë e në shtet, kanë marrë përsipër që si LANÇ, dhe Arritjet e Socializmit t’i zhbëjnë me farë e me fis. Ndryshe nuk mund të jenë të sigurt në veprën e tyre të qeverisjes antipopullore e antikombëtare. Po, a do të munden t’ia arrijnë kësaj? Është e pamundur. Epoka e LANÇ dhe ajo e Socializmit janë dy epoka që kanë në themel gjakun dhe djersën e popullit shqiptar. 28 dhe 29 nëntori janë dy data të mëdha historike, që së bashku me 28 Nëntorin e parë të vitit 1444 të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, përbejnë themelet e kombit shqiptar. Që të shemben këto themele, duhet të shembet e zhduket populli shqiptar. Por populli nuk mund të shembet e as të zhduket.
Më të lexuarat


Presidentit i ri/ “Opozita ka rënë në grackën e Ramës”, Gjekmarkaj: Do tallet me emrat e propozuar si me deputetët gjatë fushatës elektorale

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“SPAK po prish bashkëjetesën e mafias me politikën shqiptare” Zheji: Po gris një marrëveshje të zezë mes shtetit, klaneve politike dhe klaneve mafioze

Paguat 700 mijë dollarë për foton me Trump? Shpërthen Ilir Meta ndaj gazetës austriake: Gjyqi ndaj tyre është i pakthyeshëm

“Ku janë zbardhur paratë, lojëra fati apo ndërtime?”, Lubonja flet për opeacionin e SPAK: Nëse çdo shtet ka mafien e vet, këtu mafia jonë ka shtetin e vet, prodhojmë 100 herë më shumë kriminelë se Brazili

Presidenti/ Spartak Ngjela kundër listës së Alibeajt: Është gabim. Ndërhyn Klotilda Bushka: Ka disa hapa, duhej një standard tjetër

Agron Gjekmarkaj zbulon figurat politike që do të donte për president: Opozita po bën propozime jo serioze

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

Mega-operacioni i SPAK/ Gazetarja bën deklaratën e bujshme: Të paktën tre prej emrave të njohur të krimit janë larguar jashtë, pati rrjedhje informacioni

“E mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës”, deputeti gjerman bën deklaratën e fortë: Nuk do të bashkëpunojmë me opozitën nëse...
