
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Gjon Bruçi rrëzon mashtrimet e Çelo Hoxhës se partizanët kryen krime para çlirimit të Tiranës dhe zbulon se çfarë ndodhi në të vërtet natën e 17 nëntorit 1944, ja të gjitha tradhtitë e ballistëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2023

Gjon Bruçi, anëtar i Sekretariatit të Komitet Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të kreut të Ballit Kombëtarë, Adriatik Alimadhi dhe drejtorit ekzekutiv të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha. Pak ditë më parë u festua 79 vjetori i çlirimit të Tiranës, ngjarje kjo e rëndësishme, e cila kaloi në heshtje. Ndërkohë kreu i ISKK Hoxha atë ditë akuzoi partizanët se kanë kryer masakër në nëntor të 1944 para se të çlirohej Tirana. Por për këto dhe të tjera zhvillime që kanë ndodhur në prapaskenë ka reaguar edhe zoti Bruçi, i cili përmes një reagimi për gazetën “SOT”, fillimisht rrëzon mashtrimet e Çelo Hoxhës se partizanët kryen krime para çlirimit të Tiranës në nëntor të ’44 dhe zbulon se çfarë ndodhi në të vërtet natën e 17 nëntorit, teksa tregon edhe gjithë tradhtitë e ballistëve të bërë asokohe e jovetëm. Po ashtu, Gjon Bruçi, i cili është një ndër zërat më të fuqishëm të mbrojtjes së Luftës Antifashiste Nacionale Çlirimtare (LANÇ) dhe pasardhës i partizanëve e veteranëve që luftuan e dhëna jetën për çlirimin e vendit nga okupatori nazifashist, ngre alarmin dhe akuzon Partinë Socialiste se po rehabiliton neoballistët Alimadhi dhe Hoxha, duke përdhosur luftën partizane. Gjithashtu Bruçi akuzon socialistët se bllokuan hyrjen komunistëve në ceremoninë për dekorimin e 10 veteranë të LANÇ 4 ditë më parë në kryeqytet. Më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron reagimin e plotë të Gjon Bruçit, i cili ndër të tjera e quan materialin e tij si “Refleksione në ditën e çlirimit të kryeqytetit”.
Ja reagimi i plotë i Gjon Bruçit për gazetën “SOT”
Kremtimi i 79 vjetorit të çlirimit të Tiranës
Më 17 Nëntor 2023 u kremtua 79 vjetori i çlirimit të Kryeqytetit. Ceremonia zyrtare e këtij kremtimi, ishte pothuajse me të njëjtën “regji” si vitet e tjera: Përfaqësuesit e pushtetit qendror e vendor, shoqëruar nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të LANÇ, asaj të Dëshmorëve të Atdheut, dhe politikanë të “krahut të mëngjër”, bëjnë homazhe e vendosin kurora me lule, pranë Monumentit të Partizanit në Kryeqytet. Në vijim fjalimet dhe përshëndetjet e rastit, midis të cilave ai i Kryetarit të Bashkisë, ishte paksa më i gjatë, dhe i lidhur fort me arritjet e Bashkisë së tij, e cila e ka kthyer Tiranën “në Kryeqytetin Europian të Rinisë dhe Sporteve”! Ashtu si përherë, në ceremonitë shtetërore për eventet e LANÇ, konstatohej mungesa e përfaqësuesve të PKSH, trashëguese e Partisë Komuniste Shqiptare, themeluar më 8 Nëntor 1941 nga Enver Hoxha me shokë, e cila organizoi dhe udhëhoqi me lavdi Luftën Çlirimtare, gjer në fitoren e Lirisë në 29 Nëntorin historik të vitit 1944.
Përplasja
Përfaqësuesit e PKSH, ndonëse janë të ligjëruar politikisht dhe juridikisht, nuk pranohen në këto ceremoni, sepse ata, si për inat të pushtetarëve me ngjyra të dukshme neoballiste, kërkojnë të vijnë në këto ceremoni me portretin e Shqiptarit të Madh, Enver Hoxha, i cili ishte drejtuesi i lavdishëm i dy epokave famëmadhe të shqiptarëve, Epokës së LANÇ dhe asaj të Ndërtimit Socialist. Është pikërisht kjo pengesë zyrtare, përforcuar nga rojet e gardës së shtetit, që komunistët, ndonëse kanë ardhur të parët pranë Monumentit të Partizanit, “Kampin e tyre festiv” detyrohen ta ngrenë disa metra larg tij. Megjithatë, edhe pse disa metra larg nga ceremonia zyrtare, “Ekspozita e tyre festive”, zbukuruar me pamje nga Lufta për Çlirimin e Kryeqytetit, shoqëruar portretet e partizanëve fitimtarë, midis të cilëve ngrihet madhërisht foto e Komandantit të tyre Legjendar, Enver Hoxha, e sfumojnë plotësisht “dekorimin” qeveritar të mjediseve ku zhvillohet ceremonia.
Reagimet
Por ato, që na tërhoqën vëmendjen gjatë këtij manifestimi, ishte fjalimi i Kryetarit të Tiranës, Erjon Veliaj dhe kundërpërgjigja “hakërrimë” në rrjetet sociale e Drejtorit të “Institutit të Krimeve të Komunizmit”, ballistit Çelo Hoxha. Nga ato që thonë, të dy personazhet në fjalë, duken si dy kundërshtarë të thekur, por nga bëmat që realizojnë, që të dy janë në të njëjtin “front”, në frontin e zvogëlimit deri në shuarje të LANÇ dhe personazheve historikë të saj. Çelo ballisti, sapo dëgjoi për ceremoninë festive kushtuar çlirimit të Kryeqytetit, “sulet” në skenë dhe nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale, lëshon akuzën e tij të zakonshme për Luftëtarët e Lirisë, duke thënë se “Komunistët, para se të hynin në Tiranë në nëntor të vitit 1944, bënë spastrimin e figurave të njohura në radhët e intelektualëve antikomunistë, ish-ushtarakëve dhe njerëzve të biznesit”. Madje, na jep edhe një shifër të përafërt të viktimave, rreth 100 të tilla. “Dhjetra trupa të viktimave, - kumton Çelo-ja, - u gjendën më vonë në bodrumet e Hotel Bristolit, në qendër të Tiranës”. Po kush ishin këta intelektualë antikomunistë, ish ushtarakë dhe biznesmenë të atyre ditëve që çlirohej Kryeqyteti? Nëse Çelo-ja do të na thotë emrat e atyre, që u gjendën të vrarë në bodrumet e Hotel Bristolit, do të dalë fakti që këta intelektualë, ish ushtarakë, apo biznesmenë, nuk ishin gjë tjetër, veçse bashkëpunëtorë e kuislingë të pushtuesit gjerman. Në harkun e 19 ditëve, aq sa zgjati lufta për çlirimin e Kryeqytetit, nga forcat gjermano – balliste, u vranë e u plagosën mbi 3000 ushtarë e oficerë të pushtuesve gjermanë dhe u zunë robër mbi 300 të tjerë. Është e vërtetë se ato ditë, përveç sa më sipër, forcat çlirimtare partizane, spastruan apo arrestuan mbi 500 kuislingë e tradhtarë. Kjo e fundit ndodhi sepse partizanët , jo natën, por as dhe ditën, nuk arritën të njohin këta kuislingë e tradhtarë, që gjendeshin në radhët e forcave gjermane, me uniformë e armatim si “sivëllezërit” e tyre nazistë. Nëse kufomat e “dhjetra të vrarëve”, që na kumton ballisti Çelo, do të ishin gjendur diku nga rrethinat e Kryeqytetit, çështja edhe mund të hante diskutim. Po ato u gjetën në qendër të Tiranës dhe madje në Hotel Bristol, një nga çerdhet perverse të pushtuesve.
Fjalimi i Veliajt
Sigurisht, me shpifjet monstruoze të Çelos dhe shokëve të tij kundër LANÇ, tashmë jemi argasur, por fjalimi me përdredha i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, në ditën e Çlirimit të Kryeqytetit, aty pranë Monumentit të Partizanit, ishte sa mjeran, aq dhe hipokrit. Gjatë fjalimit në fjalë, ai lëshoi dhe një thirrje, në të cilën tha: “Sot, gjithashtu është një moment për të reflektuar. Ne duhet të kuptojmë pse kombi ynë vazhdon i përçarë? Pse duhet të bëjmë homazhe veç e veç? Pse nuk mblidhemi dot të respektojmë dhe të nderojmë ata njerëz”? (të rënët e LANÇ – shënimi im). “Çfarë është ky mallkim që nuk na ndahet? Pas 79 vjetësh, ne vazhdojmë akoma të përçarë!” Me këtë frazën e fundit, Veliaj gënjen me “okë”. Nga 79 vjet duhet të zbresë 33 vjet të sistemit “made-in Veliaj”. 46 vite të tjera që mbeten, janë të periudhës Socialiste, periudhë e cila, midis të tjerave, dallonte për unitetin e çeliktë të popullit, rreth pushtetit të tij. Sigurisht ishte dhe një pakicë që, nuk ishin në unitet të vërtetë me popullin. Këta ishin skota e tradhëtarëve, skotë e cila nuk mund të jetë pjesë e shëndoshë e popullit, por sëmundje malinj e tij. Këtë të vërtetë, e din fare mirë edhe Kryetar Veliaj, së bashku me Kryetarin e madh të tij, Kryeministrin. Por kjo “dyshe”, pasuar edhe nga sejmenët e tyre, në vend që “të mallkuarëve historikë” t’u tregojnë cakun, të cilin nuk mund ta kapërcejnë, i ledhatojnë e madje i vënë edhe në pozicione kontraverse, siç është posti i Drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit. Kryetar Veliaj, ankohet se “pse jemi të përçarë, pse nuk mblidhemi tok të respektojmë e nderojmë eventet e LANÇ dhe të rënët e kësaj lufte, por bëjmë homazhe veç e veç!” – një frazë hipokrite, e cila i duhet “matrioshkës së vogël socialiste” për para-propagandën e zgjedhjeve të ardhshme. Themi hipokrite, sepse po të ishte thirrje e sinqertë, duhej që fillimisht t’u drejtohej për homazhe të përbashkëta përfaqësuesve të PKSH, që i kishte jo më larg se 20 metra nga Monumenti ku bëheshin homazhet zyrtare. Por, kur ky “matrioshkë” socialiste, nuk fton, ose më saktë nuk lejon komunistët, autorët kryesorë të LANÇ, të marrin pjesë në ceremonitë zyrtare, atëhere kujt i drejtohet me thirrjen e tij fallso?! Sigurisht “Thirrja” e Kryebashkiakut të Tiranës, ashtu si dhe thirrjet e Kryetarit të tij të madh në pozitë dhe në gjatësi, nuk janë për komunistët dhe shqiptarët e vërtetë, që eventet historike të LANÇ, i kanë “gurë kilometrikë” në rrugën e tyre të përparimit e të zhvillimit. Thirrjet e kësaj “dysheje” pseodosocialiste e neoballiste dhe të atyre që i pasojnë, janë për Berishën, Metën, Çelot dhe Alimadhë, etj, me të cilët kanë bërë krushqi matrapazësh për të mbajtur e ndarë bashkërisht miradinat e pushtetit të pamerituar.
“Çfarë është ky mallkim që nuk na ndahet, dhe na pengon të bëhemi tok në nderimin bashkërisht të të rënëve të Luftës Nacional Çlirimtare”, lëshon thirrjen “dëshpëruese” Kryetar Veliaj, pa arritur të japë përgjigje. Jo se nuk e din përgjigjen, por nuk mund ta thotë.
Përgjigja e kësaj pyetje “dëshpëruese” është tepër e thjeshtë: Mallkimi që na mban të përçarë si popull dhe si komb, jeni pikërisht ju politikanët dhe pushtetarët e 33 viteve të sistemit pseudemokratik borgjez. Me politikat dhe veprimet tuaja antipopullore dhe antikombëtare, po e çoni Shqipërinë drejt greminës. Sigurisht ju keni mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të antishqiptarëve, që ju sigurojnë mbajtjen e pushtetit të pamerituar. Por kjo nuk do të vijojë përjetë. Një ditë do të përballeni me popullin, dhe atëherë do të jetë fundi juaj fizik e moral.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
