BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

Gjonaj: Amnistia favorizon gratë dhe të miturit, për izolimin e bosëve të krimit kemi mbështetjen e SHBA

Gjonaj: Amnistia favorizon gratë dhe të miturit, për izolimin e

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë dje detaje të reja sa i përket amnistisë që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, ministrja Gjonaj deklaroi se është treguar kujdes që nga amnistia të përfitojnë ata që e kanë arritur qëllimin e rehabilitimit, ndërsa theksoi se më të favorizuarit do të jenë gratë dhe të miturit. Sipas saj, 50% e grave që përfitojnë nga amnistia do lënë qelitë dhe 50% të tjera do kenë ulje të dënimit.

“Amnistia ka një kohë që po përgatitet. Ne kemi studiuar të gjithë elementët që kanë përmbajtur dhe amnistitë e kaluara. Janë disa vjet që nuk ka pasur amnisti dhe kemi treguar kujdes që me këtë amnisti të përfitojnë ata që e kanë arritur qëllimin e rehabilitimit. Kjo amnisti i kushtohet grave dhe të miturve duke përcaktuar disa kritere më lehtësuese për gratë që do përfitojnë nga amnistia. Një pjesë e tyre kanë kryer vepra penale për shkak të kushteve familjare, ekonomike dhe shpeshherë të përdorura nga persona të tjerë. Një pjesë e grave, 50% e tyre do të lirohen nga institucioni dhe 50% të tjera të cilat kanë disa kritere ndaluese do të përfitojnë nga amnistia, por me uljen e dënimit me 1/3. Në të njëjtën kategori janë dhe të miturit. Duke pasur parasysh që të miturit përfshihen shpesh herë në vepra penale, ne kemi studiuar të gjithë të dënuarit e mitur në institucionin e veçantë të Kavajës me qëllim që 50% e tyre të lirohen dhe 50% të përftojnë nga ulja e dënimit”, deklaroi ajo.

Më tej, ministrja Etilda Gjonaj zbuloi se tashmë pjesë e regjimit 41- bis do të jetë dhe SPAK. “Ndryshimet ligjore të 2019 e parashikojnë subjektet që do të hyjnë në 41- bis. Jo vetëm ministri i Drejtësisë, por edhe prokurorinë e posaçme, ky është një element i ri. Kam lënë për t’u takuar me drejtuesit e SPAK që të kemi një vendimmarrje sa më të shpejtë, por edhe disa institucione. Në shkurt dalin propozimet e para duke plotësuar informacion edhe në ato dosja që nuk janë plotësuar plotësisht. 41- bis ka ngjallur interes dhe mbështetje nga ambasada e SHBA, BE por edhe nga ambasada britanike jo vetëm për të dhënë ekspertizën e zbatimit, por edhe për sa i përket formimit të trupave speciale. Shumë shpejt do të jepen dhe propozimet e para”, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.