Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjonaj: Drejtësia s’mund të asgjësohet nga retorika politike, reforma në drejtësi iu shërben brezave

Postuar: 12/07/2019 - 08:24

 Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë zhvilluar dje një takim konstruktiv ku është prezantuar projekt-plani strategjik 2019-2020 për sistemin gjyqësor i cili vjen si derivat dhe kërkesë në zbatim nga Strategjia ndërsektoriale e drejtësisë e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. E pranishme në këtë aktivitet, ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është njohur nga kryetarja dhe anëtarët e grupit të punës lidhur me planin e veprimit. Gjatë fjalës së saj, ministrja Etilda Gjonaj deklaroi se debatet politike një ditë do harrohen kurse reforma në drejtësi i shërben brezave. “Shqiptarët tashmë janë dëshmitarë të historisë, se si mundëm të hedhim themelet dhe nisëm të rindërtojmë këtë pallat drejtësie që po ngjall shpresën për të ndryshuar, ashtu siç na ka shtuar forcën për të punuar. Ata që mundën veç ta vonojnë, por kurrsesi ta ndalojë, uroj ta kenë kuptuar se dëshira dhe nevoja e një populli të tërë për drejtësi është aq e madhe sa s’mund të asgjësohet nga retorika politike të cilat në fund të ditës do të harrohen, ndërsa të nesërmes do t’i ngelen veç institucionet e shëndetshme të një shteti që po vrapon drejt familjes evropiane. Debatet politike një ditë do harrohen kurse reforma në drejtësi i shërben brezave”, deklaroi ajo. Ndërkohë, zonja Gjonaj e ka vënë theksin te rëndësia që ka kjo iniciativë në kuadër të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Teksa ka falënderuar hartuesit e planit strategjik, Gjonaj ka bërë edhe një rezyme të zbatimit të reformës në drejtësi, ku nënvizoi se procesi i ngritjes së organeve të reja tashmë janë në fazën ku s’ka më asnjë forcë për t’i penguar në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe ligjore. “Me ftesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndoqa me interes prezantimin e projekt-planit strategjik 2019-2020, për plotësimin dhe forcimin e sistemit gjyqësor në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë. Në kuadër të përpjekjes për t’i shndërruar institucionet e drejtësisë në “tempuj” të së vërtetës, sollëm edhe njëherë në vëmendje procesin e ngritjes së organeve të reja të cilat tashmë janë në fazën ku s’ka më asnjë forcë për t’i penguar në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre kushtetuese dhe ligjore. Jam besimplotë se procesi i reformimit do ta kalojë periudhën transitore për të vijuar me funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë. Plotësimi i vendeve vakante dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë si pjesë edhe e planit strategjik të KLGJ-së do të jetë një ndër prioritetet Këshillit të Lartë Gjyqësor”, nënvizoi Gjonaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 11:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dhe njëherë sot se më 30 qershor nuk janë zhvilluar zgjedhje në Shqipëri. Ai pati një reagim të ashpër dhe për ndërkombëtarët që e kanë mbështetur këtë proces.

Postuar: 18/07/2019 - 11:24

Kreu i Grupit  Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se do të ashpërsohen ligjet p

Postuar: 18/07/2019 - 11:17

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi sot se nëse nuk bëhen zgjedhjet më 13 Tetor nuk do të

Postuar: 18/07/2019 - 11:08

Deputeti i opozitës së Re Andi Përmeti deklaroi se ligji për arsimin e lartë nuk duhet të anulohe

Postuar: 18/07/2019 - 11:03

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjet, ka reaguar lidhur me verifi

Postuar: 18/07/2019 - 10:55

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se nota mesatare për degën e Mësuesisë do të shkojë 8 n

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në parlament deklaroi se vendosja