BREAKING NEWS

Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon menjëherë pas arrestimit të Vangjush Dakos: 'Xhuxhi' di shumë gjëra për ata lart

Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Gazetari reagon
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita
x
BREAKING NEWS

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)

Pas Vangjush Dakos, arrestohet edhe ndërtuesi i pallatit (Emri)
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e kryesisë së PD-së, Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar, ja çfarë propozon

Mbledhja e kryesisë së PD-së, Tabaku refuzon postin e kryetares
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e ish-zyrtarëve të Durrësit dhe Vangjush Dakos

Gazetari i njohur zbulon detajet nga hetimi për arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë
x
BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të
x

Politike

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e

Drejtësia amerikane e Nju Jorkut vendosi sekuestrimin e pasurive, llogarive dhe sendeve me vlerë të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal. “MCN TV” publikoi lajmin e fundit se Juria e Madhe në Gjykatën e Nju Jorkut vërtetoi se ish-zyrtari i lartë i FBI i siguruar këto pasuri nëpërmjet pagesave të fshehta dhe të paligjshme nga oligarku rus, i shpallur “non grata” në SHBA, Oleg Deripaska. Juria ka vendosur gjithashtu se në rast se pronat janë tjetërsuar, do kërkohet konfiskimi në masë të barabartë në prona apo sende të tjera të McGonigal. Sipas hetimeve, McGonigal rezulton të ketë marrë rreth 221 mijë dollarë në mënyrë të paligjshme nga pronari dhe themeluesi i kompanisë së aluminit “Rusal”, duke përdorur Agron Nezën. Megjithatë, lidhur me çështjen e hetimit të lobimit rus në PD, për të cilën mediat amerikane dhe ato shqiptare raportuan se kryeministri Edi Rama pagoi 225 mijë dollarë për McGonigal nëpërmjet Agron Nezës dhe këshilltarit të tij, Dorian Duçka, duket se drejtësia amerikane e Nju Jorkut nuk është marrë ende me këtë gjë.
Rezultatet e hetimeve, McGonigal dhe Shestakov falsifikuan firmën e Nezës   
Juria e Madhe e Gjykatës së Nju Jorkut zbuloi se McGonigal dhe ish-diplomati rus me nënshtetësi amerikane, Sergei Shestakov përdorën një kompani në Nju Xhersi, në pronësi të Agron Nezës për të marrë pagesat e Deripaskës. Ajo çfarë më tronditëse është fakti se edhe pse mësoi se ish-zyrtari i FBI dhe Shestakov falsifikuan firmën e Nezës për të marrë paratë e oligarkut rus “non grata”, ish-agjenti i shërbimit sekret shqiptar pranoi të bashkëpunonte me McGonigal dhe Shestakov pasi ish-shefi i FBI të Nju Jorkut, i tregoi se këto para (221 mijë dollarë) vinin nga një djalë i pasur rus si pagesë për disa punë të ligjshme, që ai kryente. Gjatë gjithë kohës së kësaj veprimtarie, McGonigal ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se po shkelje ligjin amerikan duke fshehur dhe burimin e pagesave nga Deripaska.
Si u dhanë pagesat e 221 mijë dollarëve?
221 mijë dollarët që oligarku rus dha për McGonigal u transferuan me 5 pagesa në periudhën 3 mujore 18 gusht-18 nëntor 2021 (1 këst me 51 mijë dollarë dhe 4 këste me nga 41.790 dollarë. Sipas llogarive, vlera totale e pagave arrin në 221.160 dollarë. Për të fshehur gjurmët dhe burimin e vërtetë të këtyre transfertave, paratë u dhanë nga një bankë ruse, u transferuan në një kompani në Qipro, nga kjo kompani në llogarinë e kompanisë së Agron Nezës dhe në fund në llogarinë e McGonigal.
Neza i dha McGonigal emailin e kompanisë dhe një numër telefoni fals
Gjykata e Nju Jorkut zbuloi gjithashtu se Neza i kishte lejuar pjesëmarrjen në biznes McGonigal gjatë kohës që ky i fundit shërbente ende në FBI. Më tej akoma, Neza i kishte siguruar McGonigalit një email të kompanisë si dhe një telefon me emër fals, të cilat McGonigal i përdorte për të fshehur punën që bënte për kompaninë e Nezës gjatë kohës që ishte në FBI.
Akuzat ndaj McGonigal
Pozitat e ish-zyrtarit të lartë të FBI ndërlikohen akoma më shumë pas vendimit të Jurisë së Madhe të Nju Jorkut për t’i sekuestruar pasuritë, llogaritë bankare dhe sendet e tij të çmuara. McGonigal po ndiqet penalisht për veprat penale komplot ndaj Aktit të Fuqive Ekonomike për Emergjencat Ndërkombëtare, pastrim parash dhe deklarim të rremë.