BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Politike

Gjykata e Elbasanit liron me kusht Saimir Tahirin, ish-ministri besnik i Ramës do e vuajë dënimin e mbetur në shtëpi, “kërcënon” me mesazh ish-shefin e tij, zbardhet vendimi që e nxori nga burgu i Kosovës

Gjykata e Elbasanit liron me kusht Saimir Tahirin, ish-ministri besnik i

Pas afro 1 viti, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre”, ia doli të lërë qelinë. Gjykata e Elbasanit vendosi të pranojë dje kërkesën për lirim me kusht të ish-drejtuesit më jetëgjatë në Ministrinë e Brendshme në historinë e Shqipërisë. Vendimi u mor nga gjyqtarja Matilda Fetau. Në kërkesën e avokatit të Tahirit, Maks Haxhia theksohet se klienti i tij duhet të kujdeset për 2 fëmijët e tij të mitur, pasi bashkëshortja e tij e ka të pamundur të kryejë një përgjegjësi për shkak të krizave nervore. Në këtë situatë, ish-ministrit më besnik më Edi Ramës në qeverinë “Rama 1” 2013-2017, i lejohet dalja nga banesa vetëm në rastet kur duhet të plotësojë nevoja të domosdoshme për familjen. Tahiri ka kryer më shumë se 1 vit e 4 muaj burg dhe i mbetet të shlyejë 1 vit, 8 muaj dhe e 15 ditë nga dënimi i marrë në 4 shkurt 2022. Pas lirimit, ish-ministri i Brendshëm premtoi se do të vazhdojë betejën ligjore për të fituar pafajësinë. Lirimi i tij ngjalli reagimet e ashpra nga opozita. Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi për mediat se Rama u detyrua ta nxirrte nga qelia Tahirin pasi ky i fundit e kërcënoi se do të tregonte lidhjet e errëta kriminale të vëllait të kryeministrit. Tahiri ishte në qendër të mediave prej shumë vitesh kur ishte ministër, pasi akuzohej se bashkëpunonte me grupin kriminal të Habilajve, që kryente trafik ndërkombëtar droge drejt Italisë. Pas një kaluari të gjatë seancash gjyqësore, Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre”, duke i shpëtuar akuzave më të rënda për bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, etj.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit për Saimir Tahirin

“I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1 (një) vit, 8 (tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, ta vuajë me ‘Qëndrim në shtëpi’, në adresën e banimit: Rruga ‘Kodra e Diellit’, pallati Nr. 3, Bashkia Tiranë. Lejohet i dënuari që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat shërbimi i provës është dakord. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në IEVP Kosovë Lushnje”, shkruhet në vendimin e djeshëm të gjyqtares së Elbasanit, Matilda Fetau.

4 specialistë të IML e shpallën gruan e Tahirit me probleme nervore

Lirimi i Tahirit u ndihmua dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Kërkesa e avokatit të të tij për lirim me kusht u bazua në një raport mjeko-ligjor të firmosur nga 4 ekspertë se bashkëshortja e tij vuan nga probleme shëndetësore nervore, duke e patur të pamundur të vazhdojë përkujdesjen dhe rritjen e 2 fëmijëve të çiftit Tahiri.

Tahiri për Ramën: Faleminderit për gënjeshtrat, e kuptova çmimin e të vërtetës

Pas lirimit nga burgu, Saimir Tahiri publikoi një mesazh në rrjetet sociale. Teksa premtoi se do të vazhdojë të kërkojë pafajësinë e tij, ai sulmoi me nëntekst dhe ish-shefin e tij Edi Rama, duke i treguar se me dënimin që i dha, e bëri të ndërgjegjshëm për çmimin e së vërtetës. “Do vazhdoj te kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam, e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e së vërtetës. Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pamasë te gjithëve!”, komentoi Tahiri.

Berisha për lirimin e Tahirit: Kërcënoi Ramën se do tregonte lidhjet kriminale të Olsit

Në konferencën e djeshme për mediat nga selia blu, lideri “de facto” i demokratëve Sali Berisha reagoi lidhur me lirimin me kusht të ish-ministrit Tahiri. I pyetur nga gazetarët për këtë lajm, ish-kryeministri e komentoi se ka pasur një prapaskenë. Sipas tij, Tahiri e ka kërcënuar Ramën se do të tregonte të gjitha lidhjet kriminale të vëllait të tij, Olsi Rama, drejtor sportiv i klubit Partizani me grupet kriminale ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ish-kryeministri shtoi se rivali tij po bën gjithçka me lobime për t’i shpëtuar dënimit nga SHBA për korruptimin e ish-shefit të FBI të Nju Jorkut, Charles McGonigal, rast për të cilin beson se nuk do të shpëtojë dot. “Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij. Më në fund, ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal”, u shpreh Berisha për Ramën e Tahirin.

Bardhi për lirimin e Tahirit: Vendim politik, drejtësia u tall me drejtësinë

Ish-Sekretari i Partisë Demokratike zyrtare dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e konsideroi lirimin me kusht të Tahirit si tallje të sistemit të drejtësisë me rëndësinë  vendosjes së drejtësisë. Në “Twitter”, ai komentoi se ky vendim është i ndikuar politikisht nga qeveria socialiste. Ai përsëriti se një zyrtar i lartë shteti si Tahiri që ka bashkëpunuar me grupet kriminale dhe lejoi kanalizimin e Shqipërisë duhet të vuajë deri në fund dënimin dhe jo të falet nga drejtësia. “Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantoi paprekshmërinë e grupeve kriminale, thelloi  bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë, me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar. Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake. Abuzuesit e pushtetit duhet të vuajnë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabartë me çdo qytetar tjetër”, komentoi Bardhi.

Më të lexuarat