BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gjykata e Lartë në kolaps, 23 mijë dosje të pashqyrtuara, qytetarët ankohen për pritjen e gjatë

Gjykata e Lartë në kolaps, 23 mijë dosje të pashqyrtuara,

Gjykata e Lartë është futur në kolaps. 23 mijë dosje kanë mbetur në stok dhe presin që të shqyrtohen, ndërsa ankesat e qytetarëve shtohen gjithmonë e më shumë se nuk po gjejnë zgjidhje. Aktualisht në këtë gjykatë janë nëntë gjyqtarë, ndërsa kolegjet marrin gjyqtarë borxh nga njëra-tjetra për të zhbllokuar. Në vitin 2017 stoku u rrit muaj pas muaji duke e futur Gjykatën e Lartë në gjendje kritike ndërkohë që edhe gjatë vitit 2018 situata vijon të ngelet shqetësues, madje stoku thellohet edhe më shumë. Deri në fund të muajit mars janë regjistruar si dosje në pritje për t’u shqyrtuar 23 mijë e 900, midis të cilave janë më të shumta në numër dosjet civile nga viti 2014. Më pas vijohet me dosjet administrativet që i përkasin vitit 2015 dhe penalet që janë në pritje për vitin 2016. Me një llogari të thjeshtë, kushdo që dorëzon sot një rekurs civil apo administrativ, duhet të qëndrojë në radhë e të presë, sepse drejtësinë do ta marrë në vitin 2022. Një i moshuar nga fshati Bubullimë, Sabri Derka gjatë një prononcimi mediatik, u shpreh se i duhet të presë për vendimin e Gjykatës së Lartë. Ai është 70 vjeç dhe u shpall fitues në proceset gjyqësore për mbi 90 metra toke në fshatin Bubullime, të cilën edhe pse e fitoi sipas ligjit 7501, ju rrëmbye me falsifikim. I drejtuar tek Gjykata e Lartë, ai tani ankohet për kohën që duhet të presë. “Për të marrë ma morën shpejt tokën, për ta kthyer vonohen. Unë jam 70 vjeç, do vdes, nuk di sa do jetoj. Do fle këtu, s’kam ç’bëj. Do marr batanijen, nuk kam ku të shkoj. Jam bashkë me bashkëshorten time, por mesa duket na duhet të presim pafundësisht”, deklaroi Sabri Derka. Rekursi i palës humbëse është dorëzuar në vitin 2018, që do të thotë se i moshuari Sabri Derka, duhet të vijë katër vite më vonë në Gjykatën e Lartë për t’u njoftuar se kur do të jetë seanca e parë gjyqësore.

Më të lexuarat