BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Aktualitet

Gjykata e Posaçme rihap hetimet për dosjen e Gërdecit, gazetarja Klodiana Lala parashikon çfarë e pret ish-ministrin Fatmir Mediu

Gjykata e Posaçme rihap hetimet për dosjen e Gërdecit,

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detajet për vendimin që u mor sot në dhomën e Këshillimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për rihapjen e dosjes për rigjykim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë  e Gërdecit.

“Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit. Saida  Dollani vendosi të shfuqizojë vendimin e Shkallës së Parë dhe revokoi vendimin e Gjykatës së Lartë që kishte pushuar në 2009 çështjen penale ndaj Mediut. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin e lartë ushtarak”, tha Lala.

Çfarë do të thotë ky vendim tani, si do të procedohet?

-Ligjërisht ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili u mor në 2009 si i pandehur, ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs, pasi ky vendim i gjyqtares Dollani të zbardhet. Derisa Gjykata e Lartë të shprehet me vendim përfundimtar, nuk mund të rinisë gjykimi në Shkallën e Parë. Nëse z. Mediu nuk e ushtron të drejtën e rekursit, atëherë mund të nisë gjykimi.

Nuk mund të parashikohet sa kohë do të duhet. Sikurse dihet Gjykata e Lartë është e tejmbushur me dosje, megjithatë në çështje të tilla ka një lloj përparësie. Nëse Mediu nuk ushtron të drejtën e rekursit, koha e hapjes së gjykimit për një nga dosjet më të rëndësishme mund të nisë më shpejt në Gjykatën e Posaçme.

Në një proces të zhvilluar në 2009-2010-2011 e në vijim janë dënuar një numër i madh personash që janë konsideruar fajtorë. E vetmja dosje që ishte veçuar, kishte të bënte me ish-ministrin Mediu sepse në ligjin e kohës në 2009, parashikohej që zyrtarët e lartë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë. Dosja u dorëzua nga Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Lartë, z. Mediu fitoi imunitetin e deputetit dhe ndaj Gjykata e Lartë vendosi ta pushojë çështjen. Për vite me radhë Prokuroria nuk e ushtroi të drejtën për ta rifilluar këtë çështje.

A ka pasur familjarë të viktimave të Gërdecit që kanë pritur vendimin e sotëm?

-Kjo dosje është rivënë në lëvizje nga ana e SPAK pas një ankese të bërë nga Zamira Durda e cila ka humbur djalin e saj të mitur në tragjedinë e Gërdecit, dhe për shkak të kërkesës së saj SPAK u vu në lëvizje dhe kërkoi rihapjen e dosjes në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë ia dërgoi Gjykatës së Posaçme për kompetencë. Duke qenë në dhomë këshillimi nuk kanë qenë të pranishëm palët, sepse shqyrtimi në dhomë këshillimi bëhet vetëm mbi bazën e dokumentacionit. Nuk ka pasur prani të familjarëve të viktimave të Gërdecit. Të gjitha gjasat janë që ata të presin lëvizjet e zotit Mediu.

Nuk ka pasur prani të asnjërës palë, as për Prokurorinë dhe as për personin e pandehur, apo familjarë. Ajo që nuk dimë janë argumentet ku është bazuar gjyqtarja Saida Dollani për të marrë këtë vendim.