Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjykata e shpalli fajtore, reagon ashpër ish-ministrja e PD-së: Ja çfarë nxori zbuluar ky vendim

Postuar: 12/11/2018 - 20:50

Ish-ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina është shpallur fajtore nga Gjykata e Tiranës dhe është e detyruar t’i paguajë një dëmshpërblim prej 4 milionë lekë tëë vjetra sekretarit të përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca.

Por pas vendimit të Gjykatës së Tiranës ish-ministrja ka reaguar vetë duke e cilësuar atë si të turpshëm dhe një gjyq politik ndaj saj sepse i përket forcës tjetër politike, pra Partisë Demokratike.

Sipas saj vettingu po shantazhon gjyqtarët me qëllim dhënien e vendimeve në favor të qeverisë.

Postimi i plotë

Kur paligjshmëria godet ligjshmërinë.

Sot, në Gjykatën e Rrethit Tiranë u shpall vendimi mbi padinë e ngritur nga Ish Sekretari i Përgjithshëm i MAS, ndaj Ish Ministres së Arsimit për periudhën Maj-Shtator 2017. Padia ishte ngritur mbi pretendime se deklaratat informuese për shtyp të Ministrisë së Arsimit kishin cënuar intergritetin dhe personalitetin e Tij, dhe i kishin shkatuar “turbullirë shpirtrore”. Për këtë, paditësi kërkonte një dëmshpërblim 40 milion lekë nga e paditura.

Dhe, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të padisë me vlerë dëmshpërblimi 4 milion lekë.

E turpshme!

Në muajin Janar 2018 jam njohur me padinë. U surprizova, sepse isha në pritje të ecurisë ligjore mbi kallëzimet penale që ishin bërë në drejtim të Ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit për shkelje të rënda ligjore dhe shpërdorim detyre. Padia ishte ngritur, pikërisht, mbi të njëjtat çështje që i isha drejtuar organeve të prokurisë ndaj Tij.

Si autoritet i lartë Kushtetues, Ministri , mbështur në Kushtetutë, Nenin 102, pika 4 ka drejtë të nxjerrë urdhra dhe të marrë vendime.

Bazuar në Ligjin e Nëpunësit Civil, Sekretari i Përgjithshëm, si punonjësi më i lartë i administarës, është i detyruar të zbatojë urdhrin e eprorit.

Por, çfarë ka ndodhur?

Në muajin Qershor 2017, Ministri i Arsimit pezulloi nga detyra Ish Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca, pasi në shkelje flagrante të ligjit dhe thyerje të rregullore së Maturës Shtetore cënoi procesin, duke u futur në ambjentet ku zhvillohej provimi në një shkollë në Krujë, i paautorizuar, dhe duke pasur dhe një konfrotim fizik. Për këtë ak, Prokuroria e Rrethit Krujë filloi një procedim penal “Goditje për shkak të detyrës”. Bazuar në këtë këto fakte, me të drejtën që i njeh Kushtetuta, Ministri e cilësoi si të pabesueshëm këtë zyrtar lartë, pasi veprimet e tij ishin në shkelje të ligjit, dhe, veprimet e tij të çonin në dyshimë të arsyeshme se ishin bërë për favorizim të maturantëve në këmbim të votës në zgjedhjet parlamantare në 25 Qershor 2017.

Por, Ish Sekretari I përgjithshëm shpërfilli urdhrin e Ministrit, dhunoi instuticionin duke hyrë me dhunë në të dhe duke ndërhyrë në dokumentacion në kundërshtim me ligjin.

Edhe pse i pezulluar, edhe pse i shfuqizuar si autoritet kontraktor, asgjë nuk e ndali Ish Sekretarin e Përgjithshëm të nënshkruaj dokumenta të rëndësishme: të prishë një kontratë dhe të lidhë një tjetër me një kompani sigurimi, dhe, të nënshkruaj tenderin disamilionësh të shtypjes dhe botimit të dëftesave.

Si autorite kushtetues, Ministri zbatoi parimin bazë të transparencës së organeve kushtetuese, pra informoi publikun mbi gjithçka ndodhte në instuticionin e tij.

Dhe, për këtë për këtë të drejtë kushtetuese Ministri i Arsimit është paditur.

Por, paditësi e ka ditur shumë mirë rëndësisnë e urdhrit të pezullimit, sepse po të kishte dyshime ai duhej të ndiqte rrugën ligjore:

T’I drejtohej Kryeministrit si organ epror i ministrit për padrejtësinë e urdhrit

Dh, Gjykatës Administrative për paligjshmërinë e ministrit për të nxjerrë urdhra.

Por, ai zgjodhi shpërfilljen e ligjit dhe guxoi me padinë.

Ndërkohë, ministri pasardhës shfuqizoi urdhrin e pezullimit të ministrit paraardhës, me të drejtën e shfuqizimit të akteve administrative që ia njeh ligji. Ky vendim dëshmon, qartazi, që shtetasi Plarent Ndreca ka qenë i pezulluar nga 14.06.2017deri më 26.06.2017.

Vendimi i sotëm i ka hapur rrugë një precedenti të rrezikshëm: goditjes së ligjit, goditjes së Ministrit si autoritet Kushtetues.

Nuk është e qartë, në fakt, se cili është metri i përdorur që ka ndryshuar shumën nga 40 milion në 4 milion.

Vetingu, në dukje, ka si qëllim të pastrojë gjygjtarët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë, por realisht ,duket, se po shërben si instrument për të shantazhuar gjygjtarët me qëllim dhënien e vendimeve në favor të qeverisë.

Dhe, ky gjygj politik dëshmon qartë se si nëpërkëmbet Ministri që nuk i përket forcës në pushtet dhe si i jepet e drejta zbatuesit të urdhrave të pushtetit.

Paligjshmëria godet ligjshmërinë, dhe, në një shtet ligjor, në një shtet të së drejtës fitues duhet të jetë ligjshmëria.

Por, fatkeqësisht, Shteti i së Drejtës ka rënë, dhe, vëndin ia ka zënë arbitrariteti, pandershmëria dhe paligjshmëria.

Por, beteja për të drejtën vazhdon. Ajo e gjen dhe i takon triumfi.

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 18:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka munguar as në ditën e 37 të protestës së banorëve të Astirit kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.

Postuar: 10/12/2018 - 17:51

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me negociatat e kërkuara  përmes rrjetit soc

Postuar: 10/12/2018 - 17:24

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu i është bashkuar reagimeve për protestën e studentëve që kanë disa

Postuar: 10/12/2018 - 17:11

Elisa Spiropali deklaroi nga studioja e Top Talk se qeveria është në opozitë kur flitet për Unive

Postuar: 10/12/2018 - 17:07

Kryeministri Edi Rama tha se studentët nuk duhen të mbahen peng nga Basha e Kryemadhi.

Postuar: 10/12/2018 - 16:47

Pas protestave që po mbahen aktualisht paralelisht në Shkodër, Lezhë dhe në Kavajë, vjen një reag