
Postuar: 22/07/2019 - 22:42
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi një foto të një breshke në “Facebook”.
Tahiri me anë të fotos me breshkën tregon sesi procesi gjyqësor ndaj tij po zvarritet. Sipas Tahirit, ka 2 vjet që zgjatet një proces kundër tij, ndërsa politikanët e tjerë i janë shmangur drejtësisë me shtyrje.
Ai thotë se kur kjo ndodh me të, vetëm mund të imagjinohet se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë.
Por ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier Dritan Zagani që denoncoi trafikun e drogës së Habilajve në Vlorë, nuk ‘i ndahet’ Saimir Tahirit. Në postimin që ish-ministri ka shpërndarë Zagani e paralajmëron:
“Po pra, kur te ndodh ty kjo gje, dhe per me shume me drejtesine qe "vetove" ti me shoket e tu rilindes te se keqes, mendo pak te tjeret, mendo pak çeshtjen time qe e gatove ti si desh Moisiu me Lolon....por siç thua dhe ti drejtesia do fitoje...durim.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/