BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Politike

Gjykata i zhbllokoi pronat, Yuri Kim del me mesazh të fortë: Adriatik Llalla vijon të mbetet i padëshiruar për SHBA

Gjykata i zhbllokoi pronat, Yuri Kim del me mesazh të fortë: Adriatik

Për amerikanët ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla vijon të mbetet i korruptuar dhe i padëshiruar në Uashington. Dy ditë më parë gjykata zhbllokoi pronat e ish-kryeprokurorit Llalla duke u hequr sekuestron, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi për gjykim çështjen ndaj tij. Por lidhur me këtë veprim, ditën e djeshme ka reaguar ashpër edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetet sociale kujtoi dje se pavarësisht kësaj, mbetet në fuqi vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e Llallës në listën e zezë dhe heqjen e vizës së tij, duke e ndaluar bashkë me familjen që të hyjë në SHBA. “Thjesht një kujtesë se ky përcaktim publik për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara mbetet në fuqi”, shkruan Kim, në Twitter, duke publikuar vendimin e DASH për vendosjen e Llallës në listën e zezë. Pra, kjo deklaratë e ambasadores amerikane, Yuri Kim është një mesazh i qartë për togat e zeza, sidomos prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë amnisti për të korruptuarit. Kjo do të thotë se edhe ambasadorja Yuri Kim është në një linjë me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili u kishte shpallur “luftë” të korruptuarve dhe madje ka pasur edhe përplasje të forta me ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Dy ditë më parë u zbulua se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë. Llalla do të përballet me drejtësinë, ndërsa Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka hequr sekuestron preventive vendosur ndaj pasurive të tij.

Ja vendimi i DASH për Llallën

Por në statusin e saj në rrjetet sociale, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka publikuar edhe vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Llallën. Po cili është vendimi i DASH për vendosjen e Llallës në listën e zezë? Në 14 shkurt të vitit 2018 Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Vendimi u bë publik nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, i cili e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. “Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka përcaktuar publikisht ish-Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptar (Z.) Adriatik Llalla sipas Nenit 7031 (c) të Ligjit të Përvetësimeve të Konsoliduara të 2017 për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh. Seksioni 7031 (c) parashikon që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarë të huaj kanë qenë të përfshirë në korrupsion të madh ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, ata individë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë nuk janë të përshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i përcaktojë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe anëtarët e familjes së tyre. Përveç Llallës, Sekretari ka përcaktuar publikisht edhe bashkëshorten e Llallës, Ardjana Llalla, vajzën e tij, Eni Llalla dhe fëmijën tjetër të tij, shtetas jo-amerikanë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e DASH.

Më të lexuarat