BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Gjykata konfirmon Bashën kryetar legjitim të PD, Berisha zyrtarisht jashtë Partisë Demokratike, bien Kuvendet dhe referendumet

Gjykata konfirmon Bashën kryetar legjitim të PD, Berisha zyrtarisht

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha sa i takon debatit mbi kreun e Partisë Demokratike. Dje në mbrëmje, Partia Demokratike ka dërguar në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore dhe dokumentacioni është shoqëruar me një vërtetim nga Gjykata e Tiranës. Dokumenti mban datën 24.01.2022 dhe në të theksohet se kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha. Me këtë lëvizje duket se del jashtë loje Berisha. Pavarësisht se u bë një referendum që shkarkoi Bashën dhe po ashtu u mblodh një Kuvend për gjykatën Basha është kryetar i PD dhe me shkresën e djeshme i ka dhënë një goditje të fortë foltores. Edhe pse Berisha po punon për të dërguar kandidatë në 6 bashki, duket se PD njihet me firmën e Bashës. Sinjalet janë se Berisha do shkojë te kandidatët e pavarur. Por kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha para pak ditësh, sipas ligjit në Kodin Zgjedhor zgjedhësit që propozojnë kandidatin për kryetar bashkie duhet të përbëjnë 1 për qind të numrit të zgjedhësve në listën zgjedhore të bashkisë përkatëse. Sipas nenit 68, kandidatët për organet e njësisë së qeverisjes vendore, të paraqitur nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend ose në organet e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, duhet të mbështeten nga jo më pak se 1 për qind e zgjedhësve të asaj njësie, por në çdo rast jo më shumë se 3,000 dhe jo më pak se 50 zgjedhës. Gazeta ka siguruar se sa firma duhet që të mbledhë Berisha në çdo qark për të kandiduar në mënyrë të pavarur dhe sipas llogarive duhen rreth 1600 firma në Shkodër, rreth 1000 firma në Lushnjë, rreth 2500 firma në Durrës, rreth 300 firma në Vorë dhe Rrogozhinë ndërsa në Dibër rreth 600 firma. Ndërkohë dje janë regjistruar në KQZ edhe PS me LSI, të cilat kanë dërguar dhe emrat e anëtarëve të KZAZ. Nga PS, kërkesa u dorëzua nga sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri në KQZ.

Kandidatët

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me drejtuesit politik të qarqeve ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Pasditen e djeshme, kreu i qeverisë zhvilloi një takim me drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliajn në Kryeministri dhe deputetët e qarkut Tiranë sa i përket punës për kandidaturat e Bashkisë Vorë dhe Rrogozhinë. Për Vorën deri më tani një kandidat i mundshëm është Mersin Murati, i cili ka qenë prefekt i Tiranës. Ndërsa për Rrogozhinën pritet që të kandidojë kryetari i komanduar Edison Memolla, por ende nuk ka asgjë zyrtare nga PS. Ndërkohë PS ka nxjerrë edhe kandidatët e Lushnjes. Bëhet fjalë për kryetaren e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjekun Asfloral Haxhiu, megjithatë fjalën e fundit për kandidaturat do ta ketë Kryesia e PS. Për bashkinë e Lushnjes, kryedemokrati Lulzim Basha e ish-kryeministri Sali Berisha kanë gjithashtu nga dy emra secili. Nga PD e Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Ndërsa nga grupimi i Berishës të preferuarit për garën e Lushnjes shihen Arben Zaimi dhe Nevila Bami. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën.

Më të lexuarat