Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Gjykata Kushtetuese gati në fund të vitit? Ferhati tregon se çfarë pritet të ndodhë: Vështirë, por...

Gjykata Kushtetuese gati në fund të vitit? Ferhati tregon se

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati, deklaroi se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese është prioritet, por shtoi se që të bëhet diçka e tillë që në fund të këtij viti është e vështirë.

“Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese është prioritet mbi prioritete. Kjo është çështje në vëmendjen e Kuvendit prej vitesh dhe ka kërkuar zbatimin me rigorozitet të ligjit. Vetting-u, dorëheqjet dhe procedurat e verifikimit për vakancat kanë marrë kohën e tyre. Funksionaliteti brenda këtij viti është i vështirë, por jo i pamundur. Të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces janë të angazhuar për këtë gjë. Unë mendoj se dy mandatet më të rrezikuar për të mos u plotësuar janë ato afatshkurtër të ish-gjyqtarëve Besnik Ymeraj dhe Fatos Lulo. Kjo ka bërë që kandidatët të mos kenë shumë interes për poste që nuk kanë mandat të plotë”, tha Ferhati për A2.