BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Politike

Gjykata Kushtetuese krijon precedentin për shkarkimin e Metës: Presidenti duhet të jetë mbi palët, nuk mund të investohet politikisht

Gjykata Kushtetuese krijon precedentin për shkarkimin e Metës:

Presidenti Ilir Meta rrezikon që të shkarkohet nga detyra edhe nga Gjykata Kushtetuese. Parlamenti votoi me 104 vota pro shkarkimit të tij dhe tashmë raporti ka kaluar në Kushtetuese, e cila do të vendosë në fund fatin e presidentit. Por dje kjo gjykatë ka dhënë sinjalet e para se mund të rrëzojë kreun e shtetit. Kushtetuesja zbardhi dje vendimin për përplasjen Rama-Meta sa i takonte dekretimit të ministrave. Në vendim flitet për rolin e presidentit dhe detyrat që ai ka. Mazhoranca e akuzon Metën se nuk ka qëndruar mbi palët, pra nuk ka zbatuar unitetin e popullit dhe është përfshirë politikisht. Ndërkohë Kushtetuesja në vendimin e saj shprehet qartë se Presidenti duhet të jetë asnjanës dhe nuk duhet të mbështesë asnjë krah politik, duke rënduar në këtë mënyrë pozitat e Metës. Kushtetuesja ka shkuar përtej asaj se çfarë shkruhet në Kushtetutë, pasi ka shqyrtuar diskutimet në Komisionin Parlamentar për Hartimin e Projektkushtetutës (Debati Kushtetues, vëllimi I, botim i OSBE-së, viti 2006). “Presidenti i Republikës është konceptuar si figurë neutrale, me rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, balancimin e pushteteve dhe kryerjen e funksioneve të tyre respektive, rol i cili lidhet edhe me procedurën e zgjedhjes së tij në drejtim të shumicës parlamentare të nevojshme dhe të raundeve të votimit (fq. 320). Presidenti nuk duhet të investohet politikisht, sepse duhet të ruajë pozitën e tij të pavarur (fq. 393). Ai nuk duhet të shihet as si pjesë e drejtpërdrejtë e ekzekutivit dhe as si pjesë e drejtpërdrejtë e partive politike, por si një arbitër kushtetues, i cili vetëm në këtë rol mund të zgjidhë krizat institucionale dhe të bëhet garant i Kushtetutës”, theksohet në vendimin e Kushtetueses të publikuar dje.

Presidenti duhet të jetë neutral

Në përfundim të argumentit 7, anëtarët e Kushtetueses shprehen se qëllimi i kushtetutëbërësit ka qenë që Presidenti të jetë një figurë neutrale, super partes, garant i Kushtetutës dhe arbitër në zgjidhjen e krizave institucionale. Më tej theksohet se ai vërtet ndikon në jetën politike, por asnjëherë nuk mund të shkojë përtej asaj që përcakton Kushtetuta. “Gjykata çmon se presidenti, pavarësisht se për shkak të funksioneve të tij kushtetuese nuk merr vendime politike, ndikon në jetën politike të vendit, në përputhje me rolin që Kushtetuta i ka caktuar në republikën parlamentare”, thuhet më tej.

Raporti i Venecias

Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka futur edhe opinionin e Komisionit të Venecias, i cili foli për përplasjet mbi datën e zgjedhjeve. Edhe aty shprehet qartë se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe nuk duhet të përfshihet politikisht. Edhe Komisioni i Venecias është shprehur: “Kushtetuta i cakton Presidentit një pozicion neutral si “kreu i shtetit” dhe si organi që “përfaqëson unitetin e popullit”. Këto atribute nuk nënkuptojnë që autoriteti i Presidentit është mbi politikën. Ato më saktë nënkuptojnë që Presidenti duhet të mbetet jashtë politikës partiake, me qëllim që të sigurojë, ndër të tjera, një konkurrencë të ndershme midis palëve dhe funksionimin e rregullt të formës së qeverisjes dhe të veprimtarive të tjera të shtetit (...) një President, misioni kryesor i të cilit është përfaqësimi i unitetit të popullit, ka mandatin kushtetues për të kontribuar në funksionimin normal të shtetit”, thuhet në vendim. Pra nëse bëjmë një krahasim mes këtij vendimi dhe raportit të dorëzuar nga Kuvendi, duket se presidenti e ka pisk punë. Kushtetuesja ka nisur shqyrtimin e dosjes dhe shumë shpejt do të vendosë nëse kemi apo jo shkelej të rënda. Nga ana tjetër një gjykatë nuk mund të dalë me qëndrime të ndryshme, pra nëse në këtë vendim thuhet se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe të mos përfshihet politikisht, kështu pritet të thuhet edhe në vendimin që do të jepet për shkarkimin e presidentit.