BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Gjykata Kushtetuese në kolaps, pas Lulos dhe Imerajt vetingu rrezikon të rrëzojë anëtaren tjetër

Gjykata Kushtetuese në kolaps, pas Lulos dhe Imerajt vetingu rrezikon

Gjykata Kushtetuese vijon që të jetë në kolaps. Pas dorëheqjes së anëtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj dhe shkarkimit të Fatos Lulos situata në këtë gjykatë është vështirësuar akoma më shumë. Por ajo ç’ka e çon akoma më shumë drejt kolapsit organin kolegjial në të lartë në vend, është se edhe gjyqtarja e Altina Xhoxhaj, njëherësh anëtare e Kushtetueses, rrezikon që të ngelë në provimin e vetingut. Kjo për faktin se në seancën dëgjimore që u mbajt dje nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja Xhoxhaj nuk mundi ta justifikojë pasurinë e saj përpara trupës drejtuese. Ndërkohë nga ana tjetër e kur priten që këtij procesit të verifikimit t’i nënshtrohen dhe tre anëtarë të gjykatës Kushtetuese e vetmja që ka arritur ta kalojë procesin e verifikimit deri më tani është gjyqtarja Vitore Tusha, e cila mundi të justifikonte të gjithë pasurinë e saj para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por ndonëse janë dhe tre anëtarë të Kushtetueses që presin radhën për të kaluar në filtrin e skanimit, një shkarkim i mundshëm nga detyra i anëtares Altina Xhoxhaj do të bënte që praktikisht Gjykatë Kushtetuese të mos ekzistonte më. Kjo sepse kjo gjykatë ka dal për herë të fundit në seancë plenare të hapur në datë 19 dhjetor të vitit 2017. Ndërkohë që javën e kaluar iu komunikoi palëve se nuk mund të formojë kuorumin për një padi të shoqatës së ish-pronarëve për një VKM-je për pronat. Shkak u bë largimi i Lulos dhe Imerajt si dhe mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të tjerë. Megjithatë nga ana tjetër për shkak të kësaj situate me të cilën po përballet Gjykata Kushtetuese Presidenti i Republikës shpalli dhe aplikimin e gjyqtarëve për kandidatë të Kushtetueses si dhe nga ana tjetër të njëjtin veprim ndërmori dhe Kuvendi. Por pavarësisht kësaj iniciative të ndërmarra nga ana e institucionit të Presidencës dhe Kuvendit pati debate të shumta nëse anëtarët e rinj të Kushtetueses duhet ta kalonin si fillim procesin e vetingut apo jo. Debat që ndikoi që procesi të bllokohet deri në një moment të dytë.

Më të lexuarat