Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjykata Kushtetuese/ Ralf Gjoni e thotë troç: Nëse Meta do të bëjë këtë veprim, ne shkojmë në një përplasje shumë të fortë, një ortek do vijë

Postuar: 12/11/2019 - 20:10

Për opozitën parlamentare anëtaret e sapo zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojnë detyrën pa bërë betimin te presidenti i Republikës. Deputeti Ralf Gjoni deklaron se anëtaret e reja kanë mandatet po u nevojitet betimi tek presidenti.

Sipas tij, nëse presidenti nuk zgjedh ta ushtrojë këtë kompetencë do të shkaktohet një furtunë në marrëdhëniet mes dy institucioneve parlamentit dhe presidencës. Sipas Gjonit, nëse betimi i anëtareve të Gjykatës Kushtetuese bëhet në Kuvend, do jetë një veprim kundër ligjit.

 “Një anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojë detyrën pa bërë betimin te presidenti. Kushtetuta parashikon që presidenti ka një rol noterizues, merret e mirëqenë detyra e deputetit për ti thirrur anëtarët e sapo zgjedhur. Është e qartë që pa bërë betimin te presidenti këto anëtare nuk hyjnë dot në zyra.Nëse presidenti zgjedh të ushtrojë detyrën e tij në një mënyrë të tillë në kundërshtim me kushtetutën ne shkojmë në një përplasje shumë të fortë, do thoja në një ortek kushtetues që do vijë duke u rritur. Mund të bëhet në Kuvend betimi por do jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Për momentin, leximit që unë i bëj Kushtetutës nuk e shoh të mundur që anëtaret e reja të marrin detyrën pa u betuar te presidenti” tha Gjoni për Report TV.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 14:24

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka shkruar se vetëm një mendje perverse mund të urdhëronte prishjen e kësaj godinës nr.15, në datën 8 Dhjetor, që është dhe festa e Rinisë.

Postuar: 08/12/2019 - 14:10

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin e Top Channel ka zbardhur takimin me Erdoga

Postuar: 08/12/2019 - 14:00

Akti i fundit i firmosur nga Arta Marku para lënies së detyrës është një udhëzim për pavarësinë e

Postuar: 08/12/2019 - 13:41

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte në qytetin e Peqinit, p

Postuar: 08/12/2019 - 13:24

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Shiko kush luan” ishte i pranishëm edhe kryetari i b

Postuar: 08/12/2019 - 13:12

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e investitorëve myslimanë që po mbahet në Tu

Postuar: 08/12/2019 - 13:00

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka përkujtuar sot 29-vjetorin