BREAKING NEWS

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me
x
BREAKING NEWS

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i pashmangshëm për dy arsye të rëndësishme

Basha flet për përjashtimin e Berishës: Një vendim i
x
BREAKING NEWS

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta jap kur të...

30 qershori legjitim, Meta: Vendimin për zgjedhjet në 6 bashki do ta
x
BREAKING NEWS

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit duhet të dorëzoni këto dokumente

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit
x
BREAKING NEWS

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për pensionistët për vitet 2022-2024

Rama jep lajmin fantastik, zbulon shumën e lekëve bonus për
x
BREAKING NEWS

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit ka humbur jetën 3 qytetarë në Shqipëri

Rritet numri i rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë:
x
BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u bënë shkak, si e vrau 20-vjeçari ish-deputetin, cili ishte roli i bashkëpunëtorit në atentat

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u
x
BREAKING NEWS

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo Tabakut, zbardhet vendimi

Mbyllen hetimet, SPAK i jep goditjen e fundit Enkelejda Hoxhës dhe Aldo
x

Politike

Gjykata Speciale merr vendimin për Hashim Thaçin

Gjykata Speciale merr vendimin për Hashim Thaçin

Dhoma e Apelit në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim me kusht nga paraburgimi, sepse ekziston ende rreziku që ai të arratiset.

Thaçi në kërkesën e tij kishte argumentuar se gjyqtari i procedurës paraprake kishte gabuar që kishte konstatuar se ai vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe të ketë ndikim dhe autoritet në Kosovë.

Ai pohoi se tani ishte në pozitën më të dobët të karrierës së tij politike, sepse partia e tij, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, pati rezultate të keqe në zgjedhjet e këtij viti dhe “nuk mund të tërheqë më as mbështetjen e mjaftueshme për t’u bërë një opozitë e qëndrueshme”. PDK-ja fitoi vetëm 19 vende në parlamentin prej 120 vendesh.

Thaçi gjithashtu argumentoi se statusi i tij si një ish-anëtar i rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “nuk i dha automatikisht, dhe në vetvete, ndonjë pozicion ndikimi apo autoriteti pas përfundimit të konfliktit”, thuhej në një dokument gjyqësor.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat u krijuan për të gjykuar ish-guerilët e UÇK-së për krimet e kryera gjatë dhe pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000, kishte argumentuar se Thaçi mund të arratisej, të pengonte mbarëvajtjen e procedurave në gjykatën e Hagës, ose të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët e mundshëm.

Gjykatësi i procedurës paraprake përmendi ato që ai tha se ishin “përpjekjet e Thaçit për të minuar Dhomat e Specializuara dhe ofertën e tij për përfitime për personat e thirrur nga Zyra e Prokurorit yë Specializuar” si dhe “rrezikun e lartë të kanosjes apo ndërhyrjes te dëshmitarët dhe/ose anëtarët e familjeve të tyre”, dhe “klimën e vazhdueshme të kanosjes së dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së”.

Dhoma e Apelit konstatoi se ishte “e arsyeshme që gjyqtari i procedurës paraprake të merrte në konsideratë se Thaçi padyshim vazhdon të ushtrojë një shkallë të caktuar ndikimi mbi ish-vartësit e tij, pavarësisht dorëheqjes së tij të fundit si president i Kosovës”. Thaçi dha dorëheqjen pasi u akuzua për krime lufte.

Dhoma e Apelit tha gjithashtu se “çdo ndryshim i kohëve të fundit i peizazhit politik në Kosovë ka pak rëndësi” për ndikimin e vazhdueshëm të Thaçit në Kosovë.

Më tej, ajo vendosi se Thaçi “nuk arriti të vërtetojë” se kohëzgjatja e paraburgimit është e paarsyeshme në këtë fazë të procedurës kundër tij, dhe refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht.

Thaçi dhe tre të pandehur të tjerë akuzohen për një sërë krimesh lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë ndalime të paligjshme, tortura, vrasje, zhdukje me forcë dhe persekutim nga të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999.

Aktakuza pretendon se ata ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që synonte të merrte kontrollin mbi Kosovën “duke përfshirë kanosjen, keqtrajtimin, dhunën dhe largimin e atyre që konsideroheshin kundërshtarë”.

Shumica e krimeve në aktakuzë dyshohet se janë kryer në qendrat e paraburgimit të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri.

Të katër burrat janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.

Por, e ashtuquajtura “Gjykatë speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.